Sekuestrohen 13 kg kokainë me vlerë 1 milion euro, arrestohet shqiptari në Gjermani

Sekuestrohen 13 kg kokainë me vlerë 1 milion euro, arrestohet shqiptari në Gjermani

Foto ilustruese

Një shqiptar është arrestuar në Gjermani, pasi gjatë kontrollit të makinës iu gjetën dhe sekuestruan 12.9 kilogramë kokainë me një vlerë rreth 1.1 milionë euro. Shqiptari, 30-vjeç u prangos në afërsi të Aschaffenburgut në Bavari, ndërsa kokaina ishte fshehur në mënyrë të sofistikuar në makinë.

30-vjeçari ishte nën vëzhgim prej disa muajsh nga autoritetet gjermane, ndërsa dyshohet se kishte ardhur nga Holanda dhe donte të shkonte në Aalen, shkruan më tej Albinfo.ch.

Shqiptari është anëtar i një bande të rrezikshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimet kundër bandës së drogës kanë vazhduar për muaj të tërë. Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës, 21 vjeç, 22 vjeç dhe 53 vjeç ishin arrestuar në shtator.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë