Seminar për lajmin, promovohet
libri i Zylyftar Bregut

Seminar për lajmin, promovohet<br />libri i Zylyftar Bregut<br>
Specialistë të medias, gazetarë, analistë ishin sot të pranishëm në pronovimi per libri “Teknologjia e Lajmit” nga dr. Zylyftar Bregu. Libri kërkon të sjellë në vëmendje pikat kyçe të të qenit një gazetar i mirë duke iu drejtuar audiencës së gazetarëve të rinj, por edhe të vjetër.

Të bëri lajm dhe të qenit i vërtetë në kohë dixhitalizimi mbetet një sfidë e së ardhmes, por megjithatë ka ende disa këshilla dhe ide se si mund të menaxhohet kjo situatë në ditët e sotme. Profesori Zylyftar Bregu prezantoi sot librin e tij, ku ndër të tjera u ndal edhe tek trajtesat e vecanta që merr mënyra e të bërit lajm

“Teknoligjia e lajmit është një tekst që shqyrton, analizon dhe trajton problematikën e informacionit në përgjithësi dhe të lajmit në veçanti. Është një tekst që kryesisht është për studentë të gazetarisë dhe komunikimit. Por nuk ngelet vetëm në këtë suazë, është një tekst edhe për gazetarët e rinj dhe të vjetër, por edhe për njerëzit e zakonshëm që duan të merren me lajmin në këtë kohë moderne, kur secili do që të bëhet gazetar. Këshilla është që të mos lënë më një anë të vërtetën. Nëse zbulojnë të vërtetën çdo gjë tjetër është e falur. Por nëse çedojnë te e vërteta, çdo gjë tjetër është e kotë që të diskutohet” – tha autori i librit, Zylyftar Bregu.   

[gallery]25613[/gallery]

Në një status të publikuar në Facebook lidhur me këtë event, Bregu u shpreh:

''U ndjeva i privilegjuar  sot, kur kolegë, miq, bashkëpunëtorë dhe studentë u bënë pjesë e auditoriumit për sifdat e përpunimit të lajmit! Aktiviteti që ishte pjesë e Ateljesë së tekstit në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit u bë me mbështetjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive! Për këtë një falënderim për mikun tim, dhe kryetarin e AMA-s, Gentian Sala!
Një falënderim të vecantë për panelistët; 
- Regjisorin e spektaklit “Portokalli”, Altin Basha
- Profesoreshën, Briseida Mema
- Miqtë e mi, nga të cilët kam bashkëpunuar dhe mësuar shumë gjatë karrierës modeste në gazetari, Carlo Bollino, Armand Shkullaku dhe Lutfi Dervishi!
- Kolegun e vecantë, Dr. Elvin Luku!
Ndërhyrjet e tyre i dhanë kuptim promovimit të librit “Teknologjia e lajmit”, por njëkohësisht sikurse flitet mes kolegëve prekën disa nga “plagët” e profesionit tonë. 
Falënderim edhe për Prof. Artan Fuga, që është mbështetësi kryesor i karrierës sime!
Pa përjashtuar edhe kolegët e Departamentit të Gazetarisë, Dekanin e Fakultetit të Historisë së Filologjisë! Mikun tim, qw erdhi enkas nga Shkupi, Milaim Fetai!''

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit