Sëmundja e demencës, ja si mund ta parandaloni

Sëmundja e demencës, ja si mund ta parandaloni

Sëmundja e demencës është gjithmonë e në rritje por shkaqet dhe  kujdesi në stilin e jetës sonë mund të parandalojë këtë sëmundje të rrezikshme.

Sipas, Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) numri i njerëzve të cilët do të sëmuren nga demenca deri në vitin 2050 do të trefishohet dhe do të përfshijë 131 milionë njerëz.  

Arritja e njohurive të reja, ushqimi i shëndetshëm, mospirja e duhanit, ulja e problemeve me të dëgjuarit dhe vetmia do të mund të zvogëlojnë për një të tretën numrin e rasteve të demencës, tregon studimi, rezultatet e të cilët janë publikuar para pak ditësh.

Në analizat gjithëpërfshirëse faktorë të ndryshëm të cilët shkaktojnë demencën, shkencëtarët kanë vënë në pah nëntë shkaqe të cilat janë të rëndësie të veçantë. Disa faktorë shkaktar të demencës mund të jenë: Pushimin i arsimimit të mëtejshëm pas moshës 15-vjeçare,  problemet e shtypjes së lartë të gjakut, peshën e tepërt trupore, humbjen e të dëgjuarit rreth moshën e mesme të jetës, pirjen e duhanit, depresionin, mungesa e aktivitetit fizik, izolimin shoqëror dhe, diabetin në moshën e tretë.

“Edhe pse demencia diagnostikohet në moshën e tretë te individit , ndryshimet në tru fillojnë të zhvillohen vite më parë”, thotë Gill Livingston, profesor i Kolegjit të Universitetit të Londrës dhe njëri ndër 24 ekspertët ndërkombëtarë. Sipas vlerësimeve të fundit të Shoqatës Ndërkombëtare të  Sëmurëve nga Alzheimeri, rreth 47 milionë njerëz në botë vuajnë nga demenca, ndërkaq shpenzimet për shërimin e kësaj sëmundjeje kapin shumën prej 818 miliardë dollarësh në vit.

Demenca e shkaktojnë sëmundjet e trurit, nga të cilat më e shpeshta është sëmundja e Alzheimerit, e cila rezulton me shkatërrimin e qelizave të trurit gjë që ndikon në kujtesë, sjellje, orientim dhe gjeturi në hapësirë, si edhe në aftësinë e zbatimit të aktiviteteve të përditshme.

Ekspertët kanë konstatuar që te 35 për qind e rasteve të demencias, të cilat kanë mundur të pengohen, janë tre faktorët më të rëndësishëm të rrezikut ndaj të cilët do të duhej të ndikonin: ngritja e arsimimit në moshën e re, zvogëlimi i problemeve me të dëgjuarit në moshën e mesme të jetës dhe ndërprerja e pirjes së duhanit. Ndërprerja e pirjes së duhanit zvogëlon ekspozimin ndaj neurotoksineve dhe përmirëson shëndetin e zemrës e cila ndikon në shëndetin e trurit, theksojnë ekspertët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri