POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Sëmundjet që vuajnë më shumë shqiptarët, mjeku Mario Ademaj: Stresi dhe depresioni, shkaktarët kryesorë

Mario Ademaj ishte vetëm 17 vjeç kur mori vendimin për profesionin e jetës së tij. Ai nuk e kishte menduar se do të kthehej në Shqipëri për të bërë profesionin e mjekut, ardhur si dëshirë, pas  sëmundjes së rëndë të të atit, nga nevoja që ai kishte, prej së cilës arritën të fitonin vetëm 7 vite më shumë jetë. Mario jeton në Kaliforninë e largët së bashku me familjen dhe së fundmi bashkëshorten e tij, Artën.

Ai është shpërngulur rreth 20 vite më parë në Amerikë, si shumë shqiptarë me llotarinë amerikane. Por, sot, teksa shumë prej tyre kanë krijuar jetën stabilitetin dhe janë përshtatur me ëndrrën e madhe, Mario ka një amanet për të përmbushur. Të jetë mjek dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë. Ai ka vendosur ta bëjë këtë gjë në Shqipëri. Për 4 vite rresht ai vjen në atdhe dhe viziton njerëzit falas, duke u bërë një shembull konkret i asaj që thotë.

Isha në shkollën e mesme kur fillova mjekësinë për herë të parë dhe në atë moment babi im u sëmur me kancer pankreasi e për familjen tonë, që po jetonim ëndrrën amerikane atje në Amerikë ishte një gjë që na vuri shumë ne siklet. U gjendëm në një pozicion shumë të vështirë. Patëm një komunitet shqiptaro amerikan që na dha pak ndihmë për të krijuar dhe lidhje me spitalet dhe ishte ai moment që më tregoi se duhej ta bëja si qëllim të jetës time të punoja me popullsinë si punuan ata njerëz me mua kur isha në nevojë.

Mjeku Mario Ademaj

Gjatë katër viteve të fundit që jemi rikthyer në Shqipëri jemi edhe në Kosovë dhe në të ardhmen do të jemi edhe në vende të tjera ku ka shqiptarë në nevojë për të dhenë shërbime falas, komplet falas sidomos në aspektin e shëndetësisë. Krijojmë disa klinika falas me shërbime të ndryshme, kontrolle, test për diabet, tension të lartë, elektro kardio grama etj.

Mjeku Mario Ademaj

Klinika e parë u hap në Pogradec, ku banorët ishin më të shumtë në numër nga sa priteshin. Sot, klinikat falas janë shtuar, së fundmi në Prishtinë dhe Durrës, ku banorët e këtyre qyteteve përfituan vizita dhe ilaçe falas.

Për një ditë patëm 2000 pacientë. Në SHBA kemi një fondacion që na mbështet për të blerë barna, ilacce, medikamente, etj. Por, nuk e prisja në Pogradec, një vend aq i vogël e një volum shumë i madh.

Mjeku Mario Ademaj

Mario tregon se problemet më të mëdha në ushqyerjen e shqiptarëve janë prej dy përbërësve: kripa dhe mishi, ndërsa sëmundjet prej së cilave vuajnë më tepër kanë si shkaktar, stresin.

Problemet që sjellin më shumë ilacce janë diabet, tension të lartë, artiriti sidomos për shqiptarët se ne më së shumti punët i bëjmë me dorë, pastaj dhimbje koke, dhimbje kocke, por këto dy tre vite të fundit sidomos niveli i stresit, depresioni, ankthi e të tjera me radhë është rritur goxha shumë.

Mjeku Mario Ademaj

Mario tregon se sot sistemi shëndetësor në vendin tonë ka shumë për tu përmirësuar qoftë në shërbim por edhe në vlerësimin e stafit mjekësor.

Sistemi është këtu, të themi që s’ka sistem fare në fakt. Rrogat për mjekët, infermierët në krahasim me vendet jo në krahasim me Amerikën, por edhe Europën janë shumë të ulëta.

Mjeku Mario Ademaj

Mario nuk dorëzohet. Ai beson se gjërat mund të ndryshojnë dhe se nisma e tij dhe e vullnetarëve të shumtë për të bërë vizita dhe për të dhënë ilaçe falas, do të bëjë bashkë shumë shqiptarë.

a.me./b.ha.
Komento