Senatori amerikan, McCain: Takimi Trump-Putin, një gabim tragjik

Senatori amerikan, McCain: Takimi Trump-Putin, një gabim tragjik

Senatori republikan, John McCain

Presidenti amerikan, Donald Trump, u takua dje me homologun e tij rus, Vladimir Putin në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, ku folën për çështje të ndryshme. Pika e vetme ku të dy presidentët u shfaqën tërësisht në një mendje, ishte ajo e ndërhyrjes së supozuar ruse, në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, në fund të 2016-ës, çështje e cila është ende nën hetim.

Në një konferencë për shtyp, e cila u cilësua nga amerikanët si më e dobëta e një presidenti amerikan dhe gati-gati si tradhti kombëtare, Trump kritikoi FBI-në dhe Departamentin e Shtetit në lidhje me këtë çështje dhe theksoi se stafi i tij nuk ka pasur lidhje me Moskën.

Menjëherë pas kësaj konference, reagoi edhe senatori republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, i cili kritikoi takimin mes dy presidentëve, duke e cilësuar edhe si një “gabim tragjik”.

McCain theksoi gjithashtu se presidenti i Shteteve të Bashkuara kishte dështuar të mbronte vendin e tij dhe madje e kishte çuar reputacionin e SHBA-ve në një pikë të ulët, të paparë ndonjëherë.

“Jo vetëm që Presidenti Trump dështoi të fliste të vërtetën për një kundërshtar, por duke folur për Amerikën në botë, presidenti ynë nuk arriti të mbrojë gjithçka që na bën këta që ne jemi, një republikë e njerëzve të lirë”, tha McCain për deklaratat e Trump.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Të premten Ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Të premten Ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv