Senatorja franceze: Shqipëria përpjekje të mëdha për integrimin, Macron dëshiron të vizitojë Tiranën

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli ka pritur në një takim paraditen e sotme senatoren franceze, Helene Conway-Mouret. Pas takimit, Kodheli dhe senatorja franceze dolën në një konferencë për shtyp. Mouret u shpreh se Franca mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa Presidenti Macron dëshiron që të vizitojë Tiranën.

Motivimi juaj është shumë i fortë për të ndryshuar vendin dhe një dëshirë e madhe për të qenë pjesë e BE-së. Shqipëria po bën përpjekje të mëdha për të ecur përpara në drejtimin e duhur. Ne kemi nevojë për njëri tjetrin për të forcuar bashkëpunimin sidomos në mbrojtje. Emmanuel Macron dëshiron të vizitojë Shqipërinë dhe e di që edhe ju e prisni.

Helene Conway-Mouret

Ndërsa Kodheli vlerësoi mbështetjen e Francës. Kujtojmë që në qershor të këtij viti ishte skepticizmi i Francës që shtyri hapjen e negociatave për Shqipërinë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un