Serbi, Beogradi 'ndizet' nga protestat, Vuçiç: Nuk shqetësohem edhe sikur të dalin 5 mln njerëz

Serbi, Beogradi 'ndizet' nga protestat, Vuçiç: Nuk shqetësohem edhe sikur të dalin 5 mln njerëz

Protesta e djeshme në Beograd kundër Vuçiç

BEOGRAD - Vijojnë protestat e fuqishme kundër pushtetit të Presidentit Aleksander Vuçiç në Serbi. Pasditen e djeshme mijëra njerëz marshuan në këmbë nga Fakulteti Filozofik, në drejtim të Televizionit Shtetëror dhe Kuvendit të Serbisë. Me pankarta dhe thirrje kundër presidentit serb, protestuesit kërkojnë largimin e Vuçiçit.

Protestuesit të mbështetur edhe nga opozita akuzojnë presidentin serb për keqqeverisje. Gjithashtu, protestuesit kanë paralajmëruar deri në rrëzimin e Vuçiç nga pushteti me dhunë. Protestat kanë filluar me 8 dhjetor. Të mbështetura nga një spektër i gjerë opozitar, të krahut të djathtë por edhe të majtë politik, mijëra demonstrues parakaluan disa herë rrugëve të Beogradit me kërkesën “Stop këmishave të përgjakura”. 

Këto kërkesa i referohen zhvillimeve të fundit politike në Serbi, në veçanti pas rrahjes brutale të politikanit opozitar, Borko Stefanoviç, në fund të nëntorit në qytetin Krushevc. Aktorët e dhunës u kapën, por tashmë janë liruar. Nga ana tjetër presidenti serb ka deklaruar se nuk do shqetësohej edhe sikur në rrugë e sheshe të dalnin 5 milionë njerëz. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca ndez një qiri në kishë për Monika Kryemadhin: Pas këtij momenti mos e rruaj më (Video)

Gjergj Luca ndez një qiri në kishë për Monika Kryemadhin: Pas këtij momenti mos e rruaj më (Video)