Serbia tërheq ansamblin nga “Balkanika Folk", shkak ngritja e flamurit të Kosovës

Serbia tërheq ansamblin nga “Balkanika Folk

Ansambli i Serbisë

Shqipëria është mikëpritëse e festivalit “Balkanika Folk” këtë vit. Bëhet fjalë për një festival ku do të merrnin pjesë 11 ansamble nga i gjithë Ballkani dhe dy të tjera, të Arbëreshëve e Italisë dhe atij të Polonisë.

Por pavarësisht ftesës Serbia ka refuzuar të marrë pjesë në një organizim në të cilin ngrihet flamuri i Kosovës, siç thonë mediat kosovare.

Sipas tyre, ambasada e Serbisë në Tiranë kishte kërkuar nga organizatorët të mos lejonin ngritjen e flamurit kosovar, nëse donin që ansambli nga Serbia të ishte pjesë e festivalit.

Shtetet që marrin pjesë në Balkanika Fest

Producenti Sokol Gunga mësohet ta ketë konsideruar këtë kërkesë absurde dhe në kundërshtim me parimet e artit. Ai ka thënë se politika nuk duhet të fusë hundët në art sepse arti nuk njeh kufij.

“Artistët serbë ishin të mrekullueshëm, artistë të vërtetë, kërcimtarë të jashtëzakonshëm dhe pse jo nëse do të ishin në garë, mund të ishin edhe pretendent edhe për çmimin e madh qe e fitoi Bullgaria”

Sokol Gunga

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë