Serbia zbut tonet me
Shqipërinë për financat rajonale

Serbia zbut tonet me<br />Shqipërinë për financat rajonale
TIRANE- Financat e Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit kanë detyruar Serbinë të zbusë tonet me Shqipërinë, tone këto të acaruara nga ndeshja e futbollit mes dy vendeve e mbajtur në tetor të vitit të shkuar. Edhe pse e 4 muaj më parë tha se nuk do të njihte për 6 muaj ambasadorin shqiptar, Serbia duket se është tërhequr nga kjo masë diplomatike.

Ilir Boçka, ambasadori ynë në Beograd u ul dje përballë ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç gjatë takimit dy palësh në Ministrinë e Jashtme, si dhe qe pjesë e takimit tre palësh Shqipëri-Serbi-Itali. Madje ai u si pjesë e delegacionit, shtrëngoi duar me ministrin e jashtëm serb. Në këtë mënyrë, edhe pse nuk kanë kaluar 6 muaj nga koha kur Serbia deklaroi se nuk do ta njihte Boçkën si diplomat, Daçiç është vendosur përpara faktit të kryer, kur Bushati ka marrë përkrah ambasadorin shqiptar atje, duke thyer kështu urdhrin e dhënë nga kryeministri i tij. Ministria e Jashtme serbe bëri një notë proteste në 8 tetor, në lidhje me incidentin e gjuajtjes me gurë të autobusit të kombëtares serbe, por ambasadori shqiptar atje Ilir Boçka e refuzoi atë.

Vetë kreu i qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiç, tha se ambasadori është sjellë në mënyrë jo diplomatike ndaj asnjë zyrtar serb nuk do ta takonte atë për 6 muaj, pasi e kishte shpallur “non grata”. Zbutja e toneve u ndihmua nga takimi i dytë tripalësh i Ministrave të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, Italisë, Paolo Gentiloni dhe Serbisë, Ivica Daçiç, që u zhvillua dje në Tiranë. Në fokus të takimit ishin trajtimi i një sërë çështjesh që përbëjnë interes të përbashkët si: integrimi evropian, çështjet e sigurisë dhe migratore si dhe siguria energjetike.

Duke u ndalur në rrugëtimin evropian të rajonit tonë, Ministri Bushati shprehu mbështetjen për avancimin e mëtejshëm të Serbisë në këtë proces, si dhe uroi që: “falë angazhimit tonë konkret në procesin e reformave shtet ndërtuese, ky vit të shënojë një hap të rëndësishëm në rrugëtimin tonë evropian”. Në ketë kontekst, Ministri Gentiloni siguroi homologët e tij se Italia do të mbetet promotore e integrimit të dy vendeve në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, Italia do të nxisë jetësimin e projekteve të përbashkëta si në kuadër të Procesit të Berlinit ashtu edhe nëpërmjet fondeve të parashikuara në Strategjinë e BE-së për Makro-rajonin Adriatiko-Jonian.

Duke u ndalur në nevojën e zgjerimit të gamës së bashkëpunimit tripalësh në fusha si siguria energjetike, rendi, tregtia dhe bashkëpunimi rinor, Ministrat konfirmuan aktivizimin e grupeve të eksperteve për jetësimin e projekteve të përbashkëta. Ministri Daçiç u shpreh se: “ndonëse vendet e rajonit kane arritur të hartojnë tashmë projekte të përbashkëta, nevojitet mbështetja e BE-së për sigurimin e instrumenteve financiare”. Duke evidentuar rëndësinë që kanë formate të tilla në forcimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve dy, tri e shumëpalëshe në rajon, Ministrat ranë dakord që takimi i radhës të mbahet në Beograd. Në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë energjetike, Ministrat ranë dakord që së shpejti të zhvillohet një takim tripalësh i Ministrave të Energjisë. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 janar 2016

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)      

 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë