Seria A/ Napolit i mjafton Albiol, Interi ndalet nga një 'gjysh’, Milani për turp (VIDEO)

Seria A/ Napolit i mjafton Albiol, Interi ndalet nga një 'gjysh’, Milani për turp (VIDEO)

Lojtarët e Interit pas golit të pësuar

Kampionati italian ka ofruar surpriza në javën e 17, një javë e vështirë për skuadrat pretendente. Inter nuk ka arritur të fitojë në fushën e Chievo-s. Zikaltërit e kanë filluar takimin me gol të Perisiç por do të ishte në minutën e 91 një veteran i Serisë A, 39 vjeçari Sergio Pellisier i cili me një parabël të thjeshtë arriti të mposhtë portierin Handanoviç.

Chievo vs Inter 1-1

Ndërkohë, ‘kushërinjtë’ kuqezinj u mposhtën në San Siro me rezultatin 0-1 nga Fiorentina.

Milan vs Fiorentina 0-1

Napoli ka arritur të fitojë ndaj SPAL me një gol në minutën e 45’ të Raul Albiol ndërsa Lazio mposhti Cagliarin në ‘Olimpico’ me rezultatin 3-1.

Napoli vs SPAL 1-0

Për lacialët shënuan Milinkoviç-Saviç, Acerbi dhe Luliç ndërsa për Cagliarin shënoi Joao Pedro. Ndërkohë supersfida e javës së 17 të Seria A luhet në Juventus Stadium mes Juventusit të vendit të parë dhe Romës.

Lazio vs Cagliari 3-1

Rezulatet e  javës së 17 të Seria A 

Lazio   3  -  1  Cagliari

Napoli 1  -  0  SPAL

Milan   0  -  1 Fiorentina 

Empoli 2 – 4 Sampdoria

Genoa  3 – 1 Atalanta 

Sassuolo 1 – 1 Torino

Udinese  1 – 1  Frosinone

Parma     0 – 0  Bologna

20:45 Juventus   -    Roma 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë