Sërish ndryshime në Kombëtare, Lilaj i dorëzuar: Shpresoj që Liga e Kombeve të na shërbejë për të ardhmen

Dëmtimet e shumta që ka patur Kombëtarja këto ditë kanë detyruar trajnerin Panuçi të thërrasë në grumbullim Albian Ademin, 19-vjeçarin që aktivizohet në Finlandë me Inter Turkun. “Bomberi” I vogël do të jepë një pluës për skuadrën në prag të sfidës me Skocinë në Ligën e Kombeve, ndeshje për të cilën sot kanë folur dy futbollistës e Kombëtares Sabien Lilaj dhe Enis Gavazaj.

Mesfushori që aktivizohet në Azerbajzhan me Gabalan fillimisht u shpreh I dorëzuar për shanset e Shqipërisë në këtë kompeticion, ndërsa më pas analizoi edhe arsyet.

“Nuk them që ishte mos impenjim. Nuk e kemi luksin që të marrim lehtë asnjë skuadër. Ka pasur shumë lëvizje lojtarësh. Nuk kemi qenë grup. Në këtë aspekt duhet të punojmë. Nuk ka kulitet të madh në ekipin tonë. Duhet të punojmë në grup.”

Ndërkohë sulmuesi Enis Gavzaj për kritikat që ka lëshuar trajneri Panucci ndaj lojtarëve është shprehur:

“Trajneri na ka sqaruar gjithçka rreth ndeshjes së kaluar. Na ka venë në dukje mangësitë. Kemi pasur shumë raste. Vetëm fati nuk ka qenë me në. Gjërat e tjera kanë qenë të gjitha në rregullt.”

Kombëtarja të shtunën në orën 20:45 do të luajë kundër Skocisë në “Loro Boriçi” për Ligën e Kombeve, ndërsa më pas të martën sfidon uellsin në “Elbasan Arena” në një ndeshje miqësore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen