Sërish probleme me qarkullimin prej dëborës, kalimi në Boboshticë-Dardhë i mundur vetëm me zinxhirë

Sërish probleme me qarkullimin prej dëborës, kalimi në Boboshticë-Dardhë i mundur vetëm me zinxhirë

Foto ilustruese

KORÇË- Pas reshjeve të dëborës që kanë nisur intensivish prej disa ditësh, në qarkun e Korçës kanë nisur edhe problemet me qarkullimin e automjeteve. Reshjet kanë bërë që trashësia e dëborës në Dardhë të shkojë në 40 centimetra, ndërsa në Voskopojë dhe Kapshticë 10 centimetra.

Për shkak të trashësisë, kalimi në aksin Boboshticë - Dardhë është i mundur vetëm me anë të zinxhirave, ndërkohë që akset e tjera janë të kalueshme.

Përveç Korçës, reshjet e para të dëborës për këtë vit kanë nisur në të gjithë zonën e verilindjes. Ndonëse jo në sasi të madhe, dëbora ka zbritur deri afër qyteteve Bulqizë e Peshkopi duke mbuluar edhe malet e Librazhdit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:35
Reshjet e dëborës, ARRSH apel shoferëve: Kujdes maksimal në këto akse rrugore

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë apel që shoferët të bëjnë kujdes në disa akse rrugore për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Në njoftimin e ARRSH, bëhet thirrje që të gjithë shoferët të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin zinxhirë.

Njoftimi i plotë

Per shkak te reshjeve te dendura te debores qe vazhdojne ne Qarkun e Korces, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore u bejne thirrje drejtuesve te mjeteve te tregojne kujdes maksimal ndersa udhetojne ne akset Korce-Voskopoje, Korce-Dardhe dhe Korce-Kapshtice.

Kompanite e mirembajtjes kane nderhyre dhe vazhdojne punen per kriposjen dhe mbajtjen e rruges te hapur. Aktualisht nuk ka probleme  me kalueshmerine e mjeteve por ato duhet te qarkullojne me zinxhire.

ARRSH dhe Policia Rrugore jane ne terren ndersa konsiderohet shume e rendesishme qe drejtuesit e mjeteve te respektojne sinjalistiken dhe udhezimet e punonjesve te policise ashtu sikurse gjate oreve te nates te kene kujdes te shtuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet