Sesioni i ri/ Ftohje mes PD-LSI, nuk ka koordinim për aksionin politik

Sesioni i ri/ Ftohje mes PD-LSI, nuk ka koordinim për aksionin politik

Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

Shenja ftohje dhe mosbesimi mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste. Teksa sesioni i ri parlamentar do të nisë në datën 3 shtator, mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste nuk asnjë lëvizje për t’u koordinuar për aksionin politik të vjeshtë. Burime pranë rrethit politik të Lulzim Bashës pohuan për Shqiptarja.com se deri më tani nuk ka asnjë komunikim me LSI për të koordinuar veprimet në Parlament, për maksimalizimin e forcës opozitare. Ashtu sikurse mbyllën sesionin e kaluar, dy partitë kryesore në opozitë pritet të ndjekin axhenda të ndryshme politike në Parlament, gjithnjë nëse kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe kreu i PD Lulzim Basha nuk do të dakordësohen në limitet e fundit kohore për zbatimin e një plani të përbashkët veprimi politik.

Ndonëse PD dhe LSI kanë një shënjestër të përbashkët politike, konkretisht kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, dy partitë kanë ndjekur dhe mbrojtur kauza të ndryshme, si gjatë sesionit të kaluar, ashtu edhe gjatë ditëve të fundit. Lëvizja Socialiste për Integrim u distancua nga çështje e biznesmenit Edmond Bego, përmes të cilit Partia Demokratike po sulmon përfaqësues të mazhorancës, si Taulant Ballën apo Damian Gjiknurin. LSI nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për këtë çështje. Nga ana tjetër, sipas burimeve, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk mbështet një nismë të hartuar nga PD për të kriminalizuar artin gjatë kohës së komunizmit dhe ndalimin e simboleve, të cilat janë edhe simbolet e luftës. PD do të kërkojë miratimin e projektligjit gjatë këtij sesioni të ri parlamentar. Gjithashtu, LSI ka qëndruar indiferente sa i takon publikimit të audiopërgjimit, ku PD akuzon Denar Bibën për shantazh ndaj gjyqtarit shqiptar në Strasburg, Ledio Bianku.

Gjithashtu, LSI është distancuar nga PD-ja, për rastin e vëllait të Fatmir Xhafajt. Zëvendëskryetari i LSI Luan Rama ka pranuar se video-përgjimi ishte një aksion i PD-së dhe se LSI nuk ishte e bindur nëse video-përgjimi është i vërtetë apo një sajesë e PD-së. Po ashtu, LSI nuk i është bashkuar PD në bllokimin e seancave plenare, duke përjashtuar seancën kur u votuar kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku. Ndërkaq, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi që në fund të vitit 2017 se do të firmoste shumë shpjet një marrëveshje politike me kryetarin e PD, Lulzim Basha, ku do të përfshihej sigurisht edhe aleanca parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 2019. Tek asnjëri kamp nuk flitet më për një marrëveshje të tillë.

Kryemadhi: Të bashkuar në zgjedhje
Kryetarja  e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një bashkëbisedim me gazetarët, ka thënë se opozita do të dalë me një platformë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kryemadhi ka thënë se çdo kërcënim për të rinjtë e LSI-së gjatë fushatës nuk do të tolerohet. “Opozita e bashkuar do të dalë bashkë në zgjedhje e as që po punon për të gjetur kandidatin fitues, por e rëndësishme platforma jonë e përbashkët për uljen e taksave, varfërisë dhe ofrimin e një shërbimi me cilësi më të lartë. Çdo kërcënim që do vijë nga drejtorët e drejtoreshat e shkollës, për të rinjtë tanë, apo presioni për nota e për vijimin e shkollës, të jenë të bindur se s’do ketë më sjellje të toleruar, por përballje të patolerueshme ndaj këtyre kriminelëve që bëjnë pazar me të ardhmen e të rinjve tanë”, tha Kryemadhi.

Sesioni i ri  
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka urdhëruar për mbledhjen e parlamentit në datën 3 shtator, çka do të shënojë edhe fillimin e sesionit të ri parlamentar. “Bazuar në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka nxjerrë urdhrin nr. 28, datë 29. 8. 2018, "Për mbledhjen e sesionit të tretë të punimeve të Kuvendit në seancën plenare të datës 3 shtator 2018", me anë të cilit njofton deputetët dhe publikun për fillimin e sesionit të vjeshtës së punimeve të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Amerda: 31/08/2018 10:20

    Edhe ne qe shpresonim per dasen te madhe ne shtator

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë