Sezoni turistik në Lezhë, Prendi: Problem, ujërat e zeza e zhurma akustike

Në prag të çeljes zyrtare të sezonit turistik, prefektura e Lezhës ka organizuar një takim me përfasuesit e insitucioneve lokale. Problematikat që janë zhvilluar gjatë këtij takimi janë nga më të ndryshmet, duke nisur që tek pastërtia në plazhe, ujërat e zeza dhe ndotja akustike.

13 ditë na ndajnë nga hapja zyrtare e sezonit turistik në zonën e Lezhës. Por prefektura e këtij qarku është kujtuar tani të bëjë bilancin e problemeve që sot përballet zona turistike.

Problemet e ngritura në prag sezoni janë, pastërtia në plazhe, eliminimi i derdhjes së ujerave të zeza në det, si dhe ndotja akustike, që për prefektin Gjergji Prendi, janë disa nga problemtikat që duhet të marrin zgjidhje gjatë këtij sezonit turistik.

Kjo ka qenë kërkesa e prefektit gjatë një takimi që zhvilloi me përfasuesit e insitucioneve lokale, për mbarvjatjen e sezonit turistik të këtij viti.

Detyra jonë të paktën e administratës shtetërorë, bashkisë, policisë, është të menaxhojmë këto burime që ne kemi, të sigurojmë kushte për turistët, problemi i zhurmave është një nga problemet më të mëdha, i cili kërkon një bashkëpunim midis këtyre institucioneve, eliminimi mbetjeve urbane që hidhen pa kriter, eliminimi i derdhjes së ujërave të zeza në det apo lumë.

Gjergj Prendi,  Prefekt i Qarkut Lezhë

Mungesa e shërbimit Shëndetësor në zonën turistike të Tales, si dhe problemet me energjinë elektrike janë disa nga shqetësimet e ngritura nga Bashkia Lezhë.

Kemi pak rezerva për drejtorinë e shëndetësisë për plazhin e Tales, i cili nuk mbulohet me ambulancë që do ti shërbente pushueseve. Mungesa e së cilës, ka pasur raste që ka sjellë edhe rrezikimin apo humbjen e jetës.

Ardjan Laçi, Drejtor i Turizmit në Bashkinë Lezhë

Sezoni turistik pritet të hapet zyrtarisht me daten 25 maj, ndërsa është kërkuar angazhim maksimal për të ofruar kushte për pushuesit, të cilët duke ju referuar pronotimeve, pritet të jenë të shumtë në numër. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?