Sezoni turistik/ Për herë të parë patrullime të përbashkëta policore italo-shqiptare në qytetet bregdetare

Sezoni turistik/ Për herë të parë patrullime të përbashkëta policore italo-shqiptare në qytetet bregdetare

Policia shqipatare dhe Policia italiane dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu

Nisin patrullimet e përbashkëta mes Policisë Shtetit dhe Policisë italiane në kuadër të sezonit turistik. Do të jenë 6 punonjës të Policisë italiane që do të patrullojnë krah Policisë shqiptare në Durrës, Vlorë dhe Sarandë, ku numri i turistëve italianë është më i lartë.

Agjentët e policisë italiane do të kryejnë patrullime në këmbë, të veshur me uniformë dhe do t’i vijnë në ndihmë operatorëve të policisë shqiptare për të lehtësuar kështu kontaktet e turistëve italianë me autoritetet shqiptare, si dhe me përfaqësitë diplomatike e konsullore në vend.

Gjatë ceremonisë të fillimit të patrullimit të përbashkët, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu deklaroi se këto iniciativa do t’i vijnë në ndihmë pushuesve italianë që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendin tonë.

Në kuadër të masave të për rritjen e sigurisë gjatë sezonit, Policia e Shtetit ka bërë marrëveshje edhe me Policinë e Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë e Maqedonisë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qazim: 16/07/2018 18:05

    Qysh me shiteni vend tend kshu qysh te vi tjetri te ndaloi Me uniform tjeter nje qutetar shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin