Sezoni turistik, Xhafaj: Zero tolerancë për shkelësit. Veliu: Motorët e ujit e skafet vetëm në zona të veçuara

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka kërkuar luftë pa kompromis për shkelësit e ligjit gjatë sezonit turistik në vend.

Në një takim me vartësit e tij, drejtorët e policive në qarqe dhe prefektët, Xhafaj ka kërkuar që fokus të jenë qetësia dhe siguria përgjatë sezonit, si dhe lufta ndaj kanabisit.

Edhe interesi është shumë i lartë i operatorëve, vendas, të huaj në këtë fushë, por edhe pritshmëria e njerëzve të thjeshtë, e qytetarëve që presin një shërbim shumë më të mirë, është shumëfish më e lartë, çfarë nënkupton më shumë përgjegjësi për ne.

Sivjet mbështetur në një përvojë shumë të mirë analizën e së cilës ne e kemi bërë në nëntor të 2017, për çfarë kemi pasur problematika gjatë sezonit të kaluar dhe reflektimet përkatëse, do të mund të na ndihmojnë që të mund të reflektojmë më mirë dhe të japim parametra shumë më të lartë qetësie dhe sigurie tek qytetarët dhe të gjithë operatorët turistikë në këtë sezon.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Një tjetër shqetësim që përballen qytetarët në më shumë se dy dekada janë zhurmat tej normave të lejuara nga lokalet e baret, duke filluar në qytete e zona turistike, si dhe motorët e ujit në hapësirat e plazheve.

Për këtë kreu i Policisë së Shtetit kërkoi nga vartësit zero tolerancë dhe ndëshkim për këdo që tej orareve të përcaktuara krijon ndotje akustike, si dhe kufizimet në plazhet ku lejohen motorët e ujit për të shmangur ngjarjet me pasoja.

Për sa i përket pjesës së kufizimit dhe rritjes së sigurisë në ujë, për sa i përket kufizimeve që duhet të bëjmë në hapësirat apo në pjesët ku janë përcaktuar për plazhe, qofshin këto publike apo private, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve motorike, qofshin gomone, skafe të vegjël apo motorë uji, me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale.

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu

Një tjetër fokus i policisë për këtë periudhë janë dhe pikat kufitare, ku në çdo të tillë do të punohet me kapacitete maksimale për të shmangur radhët e gjata dhe pritjet në kufi për turistët dhe kalimtarët.

Për të përballuar me sukses këtë sezon turistik u bë një studim dhe përcaktim i plazheve me qëllim përcaktimin e risqeve në drejtim të sigurisë. Është bërë planifikim i punonjësve të policisë, mjeteve dhe pajisjeve shtesë; ngritja e 5 stacioneve provizore të policisë; përforcim i shërbimeve të Policisë me shërbime të Ndërhyrjes së Shpejtë; dhe shtimi i sporteleve për pikat e të gjitha hyrje-daljet në pikat kufitare.

Zv.drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto

2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto