Sfida në transfertë e Partizanit kundër Kastriotit, flet trajneri Gega dhe Jurgen Bardhi

Sfida në transfertë e Partizanit kundër Kastriotit, flet trajneri Gega dhe Jurgen Bardhi

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega dhe futbollisti Jurgen Bardhi

Partizani i rikthyer te fitoret me Kamzën pas disfatës me Skënderbeun, do të luajë të mërkurën në transfertë kundër Kastriotit ndeshjen e vlefshme për javën e 12 të Superligës. Në prag të sfidës trajneri i të kuqve Skënder Gega, është shprehur se përballë krutanëve nuk do jetë aspak e lehtë.

“Po mundohemi të marrin masat për Kastriotin. E kemi parë ndeshjen me Skënderbeun dhe është një ekip për t’u vlerësuar dhe jo për t’u nënvlerësuar. Ne e dimë forcën e tyre, por shkojmë në Krujë me një pikësynim të qartë.”

Për këtë sfidë foli edhe sulmuesi Jurgen bardhi. Futbollisti që sot mbushi 21 vjeç, ka bërë deri më tani një sezon për t’u duartrokitur, por ende nuk e ka gjetur golin. Për këtë fakt ai shprehet: “Nuk e vras mendjen shumë për golin përderisa trajneri është i kënaqur me lojën timë. Në fakt Telushi po e bën shumë mirë diçka të tillë dhe po e lejoj ta bëjë akoma (qesh)”.

Në Vlorë ndërkohë, Flamurtari i cili në fundjavë mposhti Kukësin do të përballet me Luftëtarin që kërkon pikë për t’u larguar nga zona e ftohtë. Në prag të sfidës trajneri i vlonjatëve Ilir Daja, ka deklaruar: “Dua të theksoj se gjatë këtyre ditëve që kemi patur në dispozicion të përgatisim ndeshjen jemi munduar të qëndrojmë me këmbë në tokë. Nëse kemi bërë mirë 3 ndeshjet e fundit ka qenë për shkak të motivimit dhe bashkpunimit mes lojtarëve.”

Ndërsa futbollisti Blerim Kotobelli shprehet se ekipi është i përgatitur për fitoren.“Është një ndeshje shumë e vështirë, e kemi vlerësuar kundërshtarin, por do futemi në fushë për ta vlerësuar ndeshjen.”

Po të mërkurën luhet edhe dy ndeshjet e tjera të javës së 12 të kampionatit. Kamza do të presë në shtëpi Teutën, ndërsa Skënderbeu luan në transfertë kundër Laçit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit