Sfidat e autizmit/ Ilisa Polena në Report Tv: Ka rritje të numrit të fëmijëve të prekur, prindërit ende s’e pranojnë

Ditën e sotme, një denoncim tronditës erdhi nga qyteti i Beratit, ku prindërit e një fëmije me autizëm akuzuan qendrën që kujdeset për fëmijët me aftësi ndryshe, se ka dhunuar djalin e tyre 12-vjeçar dhe e ka lenë pa ngrënë.

Në studion e Report Tv, psikologia dhe terapeutisja Ilisa Polena, ka thënë se për rastin në fjalë ka patur një keqmenaxhim. Polena ka theksuar se për fëmijët me aftësi ndryshe duhet një staf i përkushtuar dhe i përgatitur. Polena ka thënë se ka një rritje të numrit të fëmijëve të prekur nga autizmi, dhe se prindërit shqiptarë e kanë shumë të vështirë ta pranojnë problemin me fëmijët e tyre.

Intervista e plotë

Koment për denoncimin?

Nuk janë pamje të këndshme për t’u parë, aq më shumë nëse është një fëmijë autik. Është një nga punët më të vështira që kërkon përkushtim. Jo i gjithë stafi është i përgatitur. Mua mu duk si keqmenaxhim i rastit. Fëmija ka të drejtë për çdo gjë që thotë. Një fëmijë me spektrin e autizmit e ka më të vështirë që ta thotë këtë gjë. Agresiviteti që mund të shfaqë një fëmijë varet, dikush mbyllet në vetvete, dikush bëhet më agresiv.

Fëmija ka shenja të kafshimit?

Siç ju thashë, fëmijët me spektrin e autizmit, nuk e thonë dot atë që iu ndodh. Mund të qëllojë një fëmijë i dhunshëm, që komunikimin e shpreh nëpërmjet kafshimit. E sigurisht që mund të jetë kafshim edhe nga fëmijët e tjerë.

Ka mënyra të tjera për t’i qetësuar?

Çdo kujdestar duhet të ketë një plan pune, dhe të jetë i përgatitur për reagimet e fëmijës. Në çdo institucion merren masa për këtë gjë.

Kemi ne specialist të mirëfilltë që e trajtojmë autizmin?

Kam 11 vite pune si psikologe dhe në fillim e njihja autizmin vetëm nga leksionet, ndërsa në botë njihet që në ’63-shin. Shqipëria është shumë mbrapa, ka qendra sociale që ofrojnë terapi falas, të tjerët janë privatë. Ka shumë abuzime, se bëjnë kurse 3 mujore dhe e quajnë veten terapistë. Por duhet shumë punë, dashuri, dhe përkujdesje. Nëse ata fëmijë s’shohin dashuri, s’ka as rezultat në punë.

Kemi ne ambiente?

Jo, ka vetëm ambiente terapeutike, 1-2 orëshe, por terapia është shumë e shtrenjtë dhe e papërballueshme. Në vitin e tretë të punës, u hasa me fëmijë autikë. Kam 7 vite e gjysëm që punoj si terapiste, por sërish ka vështirësi. Ende nuk dihet pse po shtohet kaq shumë numri i fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit. Në Amerikë ka shifra të frikshme, autizmi ka shkuar 1 në 56 fëmijë. Në Shqipëri s’ka kulturë për të folur për autizmin. Ka disa mite, jo po ka folur, jo po edhe babai ka folur më herët etj. Por duhet të nisë terapia, që të shohim nëse një fëmijë mund të mos ketë fare çrregullime të spektrit të autizmit.

Si varion terapia?

Terapia duhet të jetë e alternuar. Terapia ABA është terapi amerikane, sjellje e aplikuar. Në këtë terapi, ti i mëson çdo gjë fëmijës nga e para. Që tek imitimi, të folurit, të shkruarit. Varet nga fëmijët. Ka fëmijë që direkt kalojnë në spektrin e autizmit, ndërkohë që me terapinë është zbuluar se s’ka problem me autizmin. Terapia është e vështirë dhe kushton, por është specifike. Ka shërbime që ofrohen privatisht, pasi shteti ofron shumë pak. Janë vetëm qendra sociale.

Arsimi për fëmijët me aftësi ndryshe?

Ligji ka kohë që është vendosur dhe nga Drejtoritë arsimore i është dhënë shumë përparësi. Në çdo shkollë ka 1 ose 2 fëmijë me këto probleme. Është hapi i parë, sepse nga ata fëmijë që ishin të lënë pas dore. Dhe mësuesit s’kanë patur faj, sepse ka një kapacitete të rënduara. Nevoja e një mësuesi ndihmës është shumë e rëndësishme. Idealja do të ishte 1 mësues për 1 fëmijë. Është i detyruar që çdo fëmijë që ka shkollën afër të regjistrohet.

Ambienti ku rriten fëmijët?

Bashkëmoshatarët, fëmijët e pranojnë dhe i ndihmojnë shumë. Problematikat i sjellin prindërit, do më qëllojë fëmijën, do më ngacmojnë fëmijën. I kap paniku dhe ndikojnë tek fëmijët e tyre. Situata ka ndryshuar por vazhdon të jetë problem për prindërit. Duhen shtuar qendrat e terapisë, stafet e specializuar. Mësuesit duhet të jenë më shumë. Shteti duhet bëjë më shumë, të paguajë më shumë për këta fëmijë. Kempi është 19.000 mijë lekë të reja, por s’mjaftojnë për terapi. Një muaj terapi shkon në këto shifra. Të shtohen ambientet, shkollat dhe mjetet për të bërë terapinë e këtyre fëmijëve.

Ka kërkesa dhe interes për t’u profilizuar në këtë fushë?

Është punë e vështirë, dhe studentët tremben. Vijnë në fillim për praktikë me interes dhe më pas tërhiqen. Fëmijët me autizëm kanë sjellje, duhet të analizosh sjelljen e tyre. Kur rriten, t’i nuk arrin dot t’i menaxhosh as fizikisht.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Buli: 14/09/2018 06:43

    Nuk e kupton nga se vjen autizmi ne shiperi? E di shume qarte doktorresha por smund ta thote. Nuk ka infrastruktura sepse nuk ka pas ne shqiperi autizem. Qe kur eshte ber ligji per detyrim 10 vaksina per nje foshnje te vogel kan filluar problemet e autizmit ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen