Sfidat e një çiklisti në Tiranë dhe shkeljet që bën

Mes makinave që kanë pushtuar rrugët, vërejmë se edhe numri i përdoruesve të biçikletave i është shtuar kryeqytetit. Por përveç lehtësisë që kanë çiklistët në shmangien e trafikut, ata tregojnë për Report Tv rrezikshmërinë që ndiejnë  çdo ditë teksa janë në lëvizje. 

Është një sfidë. Është pak e vështirë me thënë të drejtën, unë në fillim e kisha tmerr, nuk e di sa kam avancuar kaq shumë. Kjo rruga(rruga që të çon tek sheshi Nënë Tereza) është bërë pak më mirë, por përgjithësisht është vështirë se nuk japin përparësi makinat. Janë shumë mbytëse. Është më mirë seç ka qenë, por po të shtoheshin korsitë do ishte edhe më mirë. Ne jemi të diskriminuar si nga makinat dhe nga këmbësorët, se ata në të shumtën e rastëve nuk na marrin shumë në konsideratë.

Çiklistët  për Report Tv 

Dhe çfarë ndodh në segmentin rrugor në afërsi të Bashkisë Tiranë që të çon në qendër? Ky segment rrugor është një ndër më sfiduesit për çiklistët e kryeqytetit pasi jo vetëm makinat nuk u japin përparësi atyre por edhe vetë çiklistët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Edhe pse Tiranës i janë shtuar korsi të reja biçikletash, sërish ka nga ata çiklistë që  preferojnë të pedalojnë jashtë korsive duke rrezikuar jetën. 

( Çiklisti, i cili  nuk është duke ecur në korsinë e duhur )

Nga vëzhgimi vërejmë se asnjë nga çiklistët nuk mban helmetë gjatë pedalimit, edhe pse janë të ndërgjegjshëm se duhet të përdorin një të tillë pasi është mjet kryesor mbrojtës në rast aksidentesh. E teksa në kryqytetet e tjera te Europës çiklistët mbrohen, në Shqipëri nuk ndodh një gjë e tillë. 

Kokore? Edhe atë duhet ta vendosim. Ndoshta se kemi atë kulturë akoma. Duhet vendosur për jetën tonë.. Na falni për kokoren”.

Çiklistët për Report Tv  

Por arsyeja pse zgjedhin qytetarët e Tiranës të lëvizin me dyrrotakun është se ju kushton shumë herë më lirë se çdo mjet tjetër transporti. Mbi të gjitha mbajnë trupin në formë. Madje sipas disa studimeve pedalimi i biçikletës shkarkon edhe stresin.

( Çiklisti, i cili po ecën në korsinë e duhur )

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët