“Sfidë” për t’u vizituar, mbyllet Kulla Eiffel në pikun e turizmit, arsyeja habit turisët

  “Sfidë” për t’u vizituar, mbyllet Kulla Eiffel në pikun e turizmit, arsyeja habit turisët

Kulla Eiffel

Është një ndër vendet më të mëdha turistike në botë, por ju mund ta merrni me mend që nuk është aspak ashtu siç duket në fotot e kompanive turistike. Bëhet fjalë për Kullën Eiffel, e cila për t’u vizituar është një sfidë më vete dhe për këtë arsye stafi e ka mbyllur kullën ditën e djeshme si shenjë proteste mbi politikën e të ashtuquajtur “montruoze” për shkak të radhës së gjatë për turistët.

Aksesi për monumentin, që mirëpriti më shumë se gjashtë milionë vizitorë vitin e kaluar, është bllokuar që nga ora 14:00 GMT, për shkak të nënshkrimeve në bazën e Kullës. Stafi ka vendosur që ditën e enjte të nisë grevën. Administratori i monumentit të kullës së famshme Eiffel u shpreh se stafi e mori këtë iniciativë pasi bisedimet me sindikatat dështuan pjesërisht të mërkurën pasdite, përkthen “Scan”.

Kulla nuk është evakuuar nga turistët dhe turistët që ndodheshin brenda saj u lejuan që ta përfundojnë vizitën e tyre. Anëtarët e stafit janë të zemëruar mbi vendimin e muajit të kaluar për të lënë jashtë gjysmën e biletave të përditshme të vizitave në Kullën Eiffel për njerëzit që i blejnë ‘online’ dhe të zgjedhin vetë kohën për ta vizituar kullën e famshme të Eiffel në Paris. Më parë, vetëm 20% të biletave për të ngjitur majën më të lartë prej 324 metrash mund të rezervoheshin përpara kohe.

Gjatë periudhave jashtë pikut për biletat e rezervuara paraprakisht, gjatë pasdites, ashensori i rezervuar mund të jetë pothuajse bosh, pavarësisht linjave deri në tre orë në ashensor për këmbësorë. Stafi dëshiron që të gjithë ashensorët të jenë në dispozicion të të gjithë vizitorëve, pa marrë parasysh se çfarë lloj biletash kanë blerë. SETE, kompania që drejton faqen, thotë se shet çdo ditë 10.000 bileta online për kullën dhe se “koha e pritjes është shumë e shkurtër”.

Për vizitorët që vijnë pa bileta, koha e pritjes në arkë për të ngjitur kullën Eiffel është saktësisht e njëjtë me vitin e kaluar, ndërsa numri i vizitorëve është rritur.” Kulla ka qenë objekt i kritikave të përsëritura nga stafi i saj prej 300 personash, gjatë viteve të fundit, për çështje që variojnë nga marrja në punë e mirëmbajtjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lindi 1750 gramë, Raina e vogël fiton betejën për jetën në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë'

Lindi 1750 gramë, Raina e vogël fiton betejën për jetën në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë'