POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Lobimi 500 mijë $, Basha shmang përgjigjen për paratë: S'kemi kryer shkelje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Instituti “Hudson”, lidhur me marrëdhëniet transatlantike.

Basha ka dhënë edhe një intervistë për “Zërin e Amerikës”, për gazetarin Arben Xhaxho, ku përveç çështjeve të aktualitetit politik, është pyetur edhe për kontratat e PD-së me firmat lobuese në SHBA.

Ajo që bie në sy, është shmangia e kryedemokratit Basha lidhur me shumën e parave të paguara për lobim.

Gazetari e pyeti 4 herë Bashën për kontratat e lobimit, duke kërkuar një përgjigje të saktë nga kryetari i PD-së. Basha iu shmang pyetjeve duke e devijuar përgjigjen tek Partia Socialiste, derisa në fund tha se PD-ja ka bërë "ato pagesa që ka bërë". 

Basha nuk e ka mohuar shumën prej 500 mijë dollarësh që firma Muzin ka deklaruar se është paguar nga PD për lobim në Amerikë.

Gazetari këmbënguli sërish duke e pyetur Bashën:"Pra, firma Muzin nuk tregon të vërtetën? …" Por sërish, nuk ka marrë një përgjigje nga Basha. 

Kryedemokrati, thotë se PD nuk ka asgjë për të fshehur, dhe se është e hapur ndaj hetimeve.

Basha ka thënë se kontrata e fundit prej 40 mijë dollarësh për lobim në SHBA është paguar në mënyrë që PD të flasë për krimin dhe drogën, si dy probleme kyçe në SHBA.

Edhe pse kryetari i PD-së e mohon që të ketë shkelje në kontratat e lobimit në SHBA, Shqiptarja.com zbuloi dje se vetë Departamenti Amerikan i Shtetit ka hapur hetimet për një kontratë lobimi prej 150 mijë $, përmes kompanisë "Muzin Capitols Partners". 

Pjesë nga intervista e Bashës:  

Gazetari: Muajin e kaluar ju keni nënshkruar një marrëveshje të re lobimi me një firmë amerikane për një shumë prej 40 mijë dollarësh, për një periudhë katër mujore, pra, 10 mijë dollarë në muaj. Për çfarë keni nevojë për të lobuar në Uashington, kur marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara janë të shkëlqyera, siç pohojnë të dyja palët dhe të dy vendet janë partnere?

Lulzim Basha: Nuk ka diskutim, por problemet kryesore me të cilat përballet Shqipëria kanë nevojë për një ekspozim të plotë dhe të gjithanshëm, në veçanti sa u përket institucioneve, të cilat merren me këto probleme. Pikërisht këtu kemi kërkuar ndihmën e një kompanie, e cila është e specializuar në veçanti sa i përket krimit të organizuar, narkotikëve dhe terrorizmit. Pikërisht ky është edhe qëllimi i kësaj kontrate: hartimi i një strategjie kundër krimit të organizuar dhe kundër trafikut të drogës, e cila do të bëjë pjesë në planin, programin dhe vizionin e partisë demokratike, së bashku me komponentin ekonomik, të cilin e kemi mbaruar tashmë me partnerët tanë gjermanë, me anë të cilave do t’u ofrojmë shqiptarëve vizionin tonë për të çmontuar kapjen e shtetit nga interesat kriminale, kapjen e shtetit nga interesat e rrjeteve kriminale të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, dhe për t’u dhënë shqiptarëve një vend të sigurtë, me një ekonomi të sigurtë e të fortë, ku nuk dikton paraja e krimit dhe drogës, po ku dikton puna e ndershme dhe mundësia për të gjithë.

Gazetari: Një kontratë e mëparshme lobimi e Partisë Demokratike me firmën Muzin Capitol Partners ka ngjallur mjaft debate. Madje në Shqipëri Partia Demokratike është në hetim lidhur me këtë kontratë. Bëhet për një pagesë prej mbi gjysmë milionë dollarësh. Firma Muzin vet ka deklaruar tre pagesa; një prej tyre ju e keni pranuar tashmë pra, 25 mijë dollarësh. Janë edhe dy të tjera, por dua të ndalem tek shuma më e madhe prej 500 mijë dollarësh, për të cilën ju jeni shprehur në Shqipëri fillimisht se është bërë nga një grup shqiptaro-amerikanësh. Më pas duket sikur ju jeni tërhequr nga kjo thënie. Cila është e vërteta e kësaj pagese prej 500 mijë dollarësh?

Lulzim Basha: E vërteta është se Partia Demokratike ka bërë atë kontratë që ka bërë dhe ka bërë ato pagesa që ka bërë. Ndryshe nga Partia Socialiste, e cila…

Gazetari: Partia Demokratike ka bërë një pagesë, siç thotë firma Muzin në deklaratën e saj, prej 500 mijë dollarësh.

Lulzim Basha: Partia Demokratike ka bërë atë kontratë që ka bërë, që e ka publike, dhe ka bërë ato pagesa që ka bërë. Kjo është e vërteta…

Gazetari: Pra, firma Muzin nuk tregon të vërtetën? …

Lulzim Basha: … E për çdo gjë tjetër ne i kemi kërkuar prokurorisë në Shqipëri dhe FBI-së në hetojnë. Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj, nuk ka asnjë para të pistë në këtë mes, ndryshe nga afera e famshme e thyerjes së ligjeve amerikane me foton me Obamën dhe me burimet e panjohura të parave, që paguan për këtë të tjerët. Partia Demokratike është tërësisht transparente, krejtësisht e hapur, kështu që kjo nuk është çështje.

Gazetari: Firma Muzin, sipas kësaj që po thoni ju, duket se ka përdorur emrin e partisë tuaj për çfarëdo problemi që ka patur vetë. Pra, iu ka prishur juve imazhin. Pse nuk e denonconi ju këtë firmë për të pastruar emrin tuaj, sepse del emri i partisë tuaj gjithmonë?

Lulzim Basha: Aspak. Partia Demokratike i ka deklaruar gjithmonë në mënyrë transparente marrëdhëniet e saj dhe financat e saj, ndryshe nga Partia Socialiste në të kaluarën dhe në të sotmen. Por kjo është një çështje, e cila besoj se do të diskutohet dhe do të bëhet transparente më vonë. Këtu nuk ka asnjë çështje. Është një non-issue, siç i thonë në Amerikë. Partia Demokratike është e angazhuar në denoncimin e lidhjeve të krimit të organizuar me partinë në pushtet, duke përfshirë edhe pastrimin e parave dhe gjithçka për të cilën Partia Demokratike akuzohet është një manovër e dobët diversioni për të tërhequr vëmendjen dhe për të kaluar Partinë Demokratike në pozita mbrojtëse, çka nuk ka për të ndodhur.

f.g./l.q.
Komento

Komente

  • ilir: 13/07/2018 06:43

    A JU KUJTOHEN NE SHKOLLE ATA LLOJ QE DERI NE KLASE TE TET NUK ARRITEN TA MESONIN DOT TABELEN E SHUMZIMIT? Nuk jan pak ,dhe shumica sot jan tifozat e bashes.Mos e shani kot,batha perfaqeson nji goxha rrangull te shoqeris sone,vetem shikoni ata qe ka verdall ,, muli alibeaj salianji ristani babale mediu saliu dhe QERSHIA BALLIU ,,,7.7....42

    Përgjigju
  • Çun mula: 12/07/2018 23:31

    Motren o Bash sa ma shpejt

    Përgjigju
  • bledi: 12/07/2018 23:08

    kriminel

    Përgjigju
  • Highlanderi: 12/07/2018 21:53

    Bashe baraz bajge.

    Përgjigju
  • Babalja: 12/07/2018 21:44

    Ky mjeran rren gjithen diten dhe ne darke i beson rrenave te nxjerre nga goja vete.

    Përgjigju
  • Emigranti: 12/07/2018 21:22

    Gamori n...n o bash .as putini nuk te ndimon dot or tradhtar i poshter.

    Përgjigju
  • Tini: 12/07/2018 19:36

    Je i rralle si llogjike njeriu

    Përgjigju