SHBA/ Arrestohet gruaja në Washington e akuzuar si agjente ruse

SHBA/ Arrestohet gruaja në Washington e akuzuar si agjente ruse

Maria Butina

Autoritetet amerikane arrestuan një grua ruse nën akuzat se ka vepruar si agjente e huaj për Qeverinë ruse. Në dosjet e dorëzuara në gjykatën federale në Uashington, prokurorët thanë se Maria Butina, 29 vjeçe, ka punuar për të depërtuar në organizatat politike amerikane, përfshirë Shoqatën Kombëtare të Pushkëve, organizatë lobuese me ndikim të madh.

Butina ka zhvilluar lidhje të ngushta me Partinë Republikane dhe është bërë mbështetëse e të drejtave për armë, raportuan mediat amerikane. Avokati i saj, Robert Driscoll, tha klientia e tij nuk është "agjente", por “studente e marrëdhënieve ndërkombëtare, e cila po përpiqet të ndjekë karrierën në biznes". Sipas avokatit, Butina nuk ka bërë përpjekje të ndikojë ose të minojë ndonjë politikë, apo ligj të veçantë, apo Shtetet e Bashkuara.

Njoftimi për arrestimin dhe daljen para gjykatës së agjentes ruse, bëhet në ditën kur u takuan dy presidentët, Donald Trump dhe Vladimir Putin, kur veç temave të tjera u fol edhe për hetimin e agjentëve rusë që vepruan në SHBA, ndikimin e inteligjentes ruse gjatë zgjedhjeve në SHBA dhe involvimin e FBI-së në këto çështje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 17/07/2018 10:37

    Ujku qimen nderron por zakonin se harron Duke qene agjent i KGB-se Putini eshte mjeshter per te pregatitur spiune dhe per ti cuar ne Anerike Europe Ballkan. Pikerisht kir ai tregohet paqesor, i dashur si u pa ne takimin me presidentin Donald Trump ta dini mire se jua ka futur spiunet brenda.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Vatër zjarri në Nartë të Vlorës

VIDEO/ Vatër zjarri në Nartë të Vlorës