SHBA, Donald Trump: Takimi i dytë me liderin Kim Jong Un do të ndodhë

SHBA, Donald Trump: Takimi i dytë me liderin Kim Jong Un do të ndodhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar ditën e martë se takimi i tij i radhës me liderin verikorean, Kim Jong Un do të ndodhë se dhe zyrtarët janë duke punuar në çështje organizative të takimit.

Teksa ishte duke folur në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, pasi ka bërë të ditur për dorëheqjen e ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, Trump ka deklaruar se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka pasur takim fantastik me Kimin dhe se aktualisht është duke u diskutuar për tri apo katër lokacione se ku mund të takohen të dy liderët.

Mirëpo ditë e hënë Pompeo ka përshëndetuar “zhvillimin e madh” në bisedimet me Kimin gjatë fundjavës dhe ka thënë se të dyja palët janë shumë afër pajtimit për takimin e dytë Trump-Kim.

Gjithashtu të dy liderët kanë zhvilluar një takim të pashembullt më 12 qershor të këtij viti në Singapor.

Pompeo u ka bërë të ditur gazetarëve se Kim është gati për të lejuar vëzhguesit ndërkombëtarë në zonën e testimeve bërthamore, në momentin që Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore pajtohen në aspektin e logjistikës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot