SHBA e shpalli ‘non grata’, Doshi: S’kam pse jap shpjegime, s’kam qenë ministër

TIRANE-Një ditë pas vendimit të SHBA, që e shpalli ‘non grata’ duke i ndaluar hyrjen në Amerikë, deputeti i PSD, Tom Doshi është shfaqur i qetë, ndërsa ishte i pranishëm në Komisionin e Ligjeve, ku është anëtar. Në komision deputeti i zgjedhur në Shkodër nuk ka qëndruar për shumë minuta, pasi është larguar.  I pyetur nga Report Tv, Doshi nuk ka pranuar që të flasë për arsyet e vendimit të SHBA, ndërsa është mjaftuar vetëm me fjalët se nuk ka qenë ministër dhe nuk ka pse jep shpjegime.

Jam shprehur një herë, pse përditë do shprehem? Për çfarë t’u sqaroj, s’kam qenë ministër. Pse të jap shpjegime. Ika se kam një takim, e morët përgjigjen

Tom Doshi

Tom Doshit dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në SHBA. Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi është zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Në vendimin e publikuar në faqen e DASH, thuhet se "në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë".

"Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik". Deputetit Doshi, bashkëshortes së tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Pas vendimit të DASH, sot ka reaguar Ambasada amerikane në Tiranë. Ambasada ka publikuar vendimin e DASH në rrjetin social Facebook, që i ndalon Doshit dhe familjes së tij hyrjen në SHBA.

Postimi i ambasades se SHBA sot pas vendimit te DASH

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuriu: 17/04/2018 15:25

    Ja pergjigjja alabake qe jep deputeti i zgjedhur nga populli. Nuk kam pergjegjsi per kete, nuk kam pergjegjsi per ate.Po per te dhen nje pergjigje te sjellshme kane pergjegjsi keta morra qe perfaqsojn popullin? ??

    Përgjigju
  • kujtuesi: 17/04/2018 14:12

    Tom Doshi beri biznes, fitoi dhe humbi, duke kontrabanduar mallra gjate luftes se ish jugosllavise. Kur falimentoi, i trokiti ne dere kryeministrit te asaj kohe, Ilir Meta, per pjesemarrje ne privatizime te medha si ajo e profarmes dhe hotel adriatikut ne Durres. Z.Meta e ndihmoi pa interes. Per te siguruar bizneset dhe pastrimin e parave te droges dhe veten nga zullumet,u be deputet, se ne Shqiperi deputeti nuk mban pergjegjesi cfare thote dhe cfare ben. Dhe sot jemi aty ku ky person i keqshkolluar, por me disa diploma dhe mastera, merr pjese ne berjen e ligjeve dhe komisione te sigurise kombetare.

    Përgjigju
  • blenard: 17/04/2018 13:44

    ne ju falenderoim o USA per gjithcka vetem coheni deri ne fund se ne te ham mutin si popull flm pa fund USA

    Përgjigju
  • Delinquenti: 17/04/2018 11:53

    Te shkretet amerikan po na e thonë nga të gjitha mënyrat SHIKONI O POPULL SA NJEREZ TË KORRUPTUAR QË KENI VEPRONI PO NË PRAP SË MORIM VESH AI SI LEN ME HY NE AMERIKE NË PRAP THEMI I BOJN PREJ I ONOTIT ATO THONË ARRESTOJINI NË PRAP JAN XHELOZE PËR NË HA HA HA HA O PROKURORE ÇAR PRET TË VIJË AMERIKONI TI ARRESTOJË........

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot