SHBA gati sanksionet e reja për Rusinë, ambasadorja Haley: Zyrtarizohen nesër

SHBA gati sanksionet e reja për Rusinë, ambasadorja Haley: Zyrtarizohen nesër

Ambasadorja e SHBA në OKB, Nikky Haley

SHBA do të vendosë sanksione të reja për Rusinë. Ambasadorja e SHBA në OKB Nikky Haley deklaron se ato do të publikohen të hënën. Sanksionet për Rusinë vijnë pas pozicionimit dhe deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin pro presidentit Bashar al Asad pas bombardimeve nga SHBA, Britania dhe Franca të Sirisë. 

Ambasadorja Nikky Haley deklaroi se sanksionet ndaj Rusisë do të vijnë së shpejti dhe paralajmëroi se ato do të publikohen të hënën nga sekretari amerikan i Thesarit Steve Mnuchin. Haley i cilësoi marrëdhëniet me Rusinë si shumë të tensionuara dhe përmendi se ata kanë humbur shumë miq deri më sot dhe se Rusia vepron gabim duke mbështetur presidentin e Sirisë Asad.

"Sekretari Mnuchin do të njoftojë ata të hënën për sanksionet, dhe ata do të shkojnë direkt tek çdo lloj kompanie që ka të bëjnë me pajisjet që lidhen me Presidentin sirian Bashar al Asad dhe përdorimin e armëve kimike" deklaroi Haley.

Sanksionet janë të dizajnuara për të goditur Moskën për mbështetjen e saj për qeverinë e Asadit. Si qeveria siriane dhe Kremlini kanë mohuar përfshirjen në sulmin kimik, që ndodhi në qytetin sirian të Doumës ku mbetën të vdekur shumë qytetarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës