SHBA hap ambasadën në Jeruzalem, protestojnë palestinezët

SHBA hap ambasadën në Jeruzalem, protestojnë palestinezët

Ambasada amerikane në Jeruzalem, Izrael

SHBA do të hapë ambasadën e re në Jeruzalem - një veprim i mirëpritur nga Izraeli, por i dënuar nga palestinezët që po grumbullohen për protesta masive.

Zyrtarët e lartë të SHBA do të marrin pjesë në këtë ngjarje, përfshirë vajzën e Presidentit Trump, Ivanka dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner.

(Ivanka Trump përshëndet ambasadorin e SHBA në Izrael David Friedman me bashkëshortin e saj Jared Kushner, në Aeroportin Ndërkombëtar të Ben Gurionit)

Palestinezët kërkojnë Lindjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e tyre të ardhshëm dhe shohin lëvizjen e SHBA si mbështetje të kontrollit izraelit mbi të gjithë qytetin.

Nga ana e saj, Izraeli e konsideron të gjithë Jeruzalemin si kryeqytetin e saj të pandashëm.


(Protestat e palestinezëve për hapjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem)

Vendimi i Presidentit Donald Trump vitin e kaluar për të njohur Jerusalemin si kryeqyteti i Izraelit, prishi neutralitetin prej dekadash të SHBA mbi çështjen dhe e kundërshtoi shumicën e ndërkombëtareve.

Sovraniteti izraelit mbi Jeruzalemin nuk njihet ndërkombëtarisht dhe sipas marrëveshjeve të paqes Izrael-palestineze të vitit 1993, statusi përfundimtar i Jerusalemit duhet të diskutohet në fazat e fundit të bisedimeve të paqes.

Shqipëria ishte një nga vendet kundër të zhvendosjes të kryeqytetit nga Tel-Avivi në Jezuralem, së bashku me shumë vende të tjera të cilët thonin se do sillte një konflikt në Izrael.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht (VIDEO)

SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht (VIDEO)