SHBA i rikthen Spanjës letrën e Kristofor Kolombos, në të cilën shkruhej…

SHBA i rikthen Spanjës letrën e Kristofor Kolombos, në të cilën shkruhej…

Letra e Kristofor Kolombit

SHBA i ka kthyer Spanjës një letër të vjedhur 500-vjeçare të Kristofor Kolombos, pas një hetimi 7-vjeçar.

E shkruar në vitin 1493 letra përshkruan zbulimet e eksploruesit në Botën e Re dhe iu dërgua mbretit Ferdinand dhe Mbretëreshës Isabella të Spanjës.

Megjithatë, autoritetet morën informacione në vitin 2011 se disa kopje ishin vjedhur dhe u zëvendësuan me letra të falsifikuara.

Ambasadori i Spanjës në SHBA, Pedro Morenes mori letrën në një ceremoni riatdhesimi në Uashington.

Letra ishte një kopje manuale e origjinalit, e njohur si Katalogu Plannck II Columbus dhe ishte shkruar në spanjisht për Mbretin Ferdinand dhe Mbretëresha Isabella.

Në letër përshkruheshin njerëzit, peizazhi dhe pasuritë që Kolombi gjeti kur mbërriti në Amerikë.


Monarkët, që kishin sponsorizuar udhëtimin e tij, e përcollën mesazhin në Romë për t’u përkthyer në latinisht, ku u kopjua me dorë, dhe më pas iu dërguan mbretërve dhe mbretëreshave në të gjithë Evropën për të përhapur lajmin e zbulimit të Amerikës.

Pas lajmit për falsifikimin e letrave, hetuesit dërguan një agjent në Bibliotekën Kombëtare të Katalonjës në Barcelonë në vitin 2012 dhe përcaktuan se versioni i tyre ishte i rremë.

Hetuesit thonë se letra autentike u shit për herë të parë për 600.000 euro nga dy shitës italian të librave në vitin 2005 dhe më së fundi tek një blerës tjetër në vitin 2011 për 900.000 euro.

Autoritetet kontaktuan blerësin e fundit dhe u ra dakord për dorëzimin e dokumentin, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët