SHBA: Jemi gati për sulme të tjera në Siri, Rusia reagon ashpër: Jeni huliganë

SHBA: Jemi gati për sulme të tjera në Siri, Rusia reagon ashpër: Jeni huliganë

Sulmi me raketa kundër Sirisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Franca janë gati për të ndërmarrë një sulm të ri me raketa në Siri. Është presidenti Donald Trump ai që ka paralajmëruar një sulm të ri duke theksuar se jemi gati për të goditur sërish Sirinë.

Sipas Trump kjo do të vijë nëse përsëriten sulme të tjera kimike. Siria ka mohuar përdorimin e agjentëve kimikë por ka fajësuar rebelët. Bashar Al Asad u përball të shtunën në mëngjes me sulme nga ajri që kishin si objektiv disa zona ku ishin përqendruar laboratorët e prodhimit të armëve kimike.

Analistët e çështjeve të sigurisë kanë deklaruar se vala e sulmeve është më e madhja ndonjëherë ndaj qeverisë së Presidentit sirian Bashar al-Assad nga fuqitë perëndimore në 7 vitet e luftës civile në Siri.

Pas sulmeve debatet janë zhvendosur në një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbrëmjen e të shtunës. Rusia u shpreh kritike dhe akuzoi Perëndimin për sulmet që erdhën pa pritur rezultatet e hetimit të sulmit të dyshuar kimik në Douma.

“SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Franca u sollën si huliganë dhe “treguan shpërfillje ndaj ligjeve ndërkombëtare” kështu u shpreh ambasadori rus në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët