SHBA kërcënon Venezuelën me reprezalje pas largimit të diplomatëve amerikanë

SHBA kërcënon Venezuelën me reprezalje pas largimit të diplomatëve amerikanë

SHBA-ja kërcënoi sot Venezuelën me reprezalje pas njoftimit të largimit të dy përfaqësuesve të lartë diplomatikë amerikanë në Karakas nga presidenti venezuelian, Nicolas Maduro.

“Ne nuk kemi marrë njoftim nga ana e qeverisë venezueliane nëpërmjet kanaleve diplomatike”, deklaroi një përgjegjës i departamentit amerikan të Shtetit.

“Por nëse largimi konfirmohet, SHBA-ja mund të marrë masa reciproke”, shtoi ai.

Presidenti Nicolas Maduro kishte njoftuar më herët këto përjashtime si përgjigje ndaj vendosjes së sanksioneve të reja ekonomike nga Uashingtoni një ditë pas rizgjedhjes së tij në krye të Venezuelës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore

Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore