SHBA për korrigjimin e kufijve: Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje që nuk krijon destabilitet në rajon

SHBA për korrigjimin e kufijve: Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje që nuk krijon destabilitet në rajon

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vazhdojnë ta mbështesin dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, raporton zeri.info. Kështu ka deklaruar në një përgjigje dhënë “Zërit” ambasada amerikane në Prishtinë, e cila (duke mos saktësuar nëse SHBA-të mbështesin apo jo opsionin e korrigjimit të kufijve), ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje e cila nuk sjell jostabilitet në rajon.

Përmbajtja e çdo marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë nga vetë palët. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të dyja palët dhe BE-në si lehtësues. Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që është e zbatueshme, e qëndrueshme dhe që nuk krijon jostabilitet në cilindo shtet apo në rajon. Kjo do të kërkojë vizion dhe fleksibilitet në të dy anët.

Deklarata e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë

Më tej, thuhet se SHBA do ta vështrojë me shumë kujdes këtë proces dhe atë për të cilën dy palët do të bijnë në ujdi.

Ne inkurajojmë palët që të marrin pronësinë e plotë mbi procesin, që të pakësojnë retorikën negative dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive. Në këtë pikë ne nuk duam të hyjmë në një debat publik rreth elementeve hipotetike të një zgjidhjeje që mund të dalë nga negociatat. Ne do të vështrojmë shumë seriozisht dhe me shumë kujdes atë për të cilën palët bien dakord.

Deklarata e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë

Megjithëkëtë, një gjë e tillë sipas përgjigjes së ambasadës së SHBA-të nuk nënkupton liri të pakufishme të veprimit.

Për aq sa kemi shqetësime për elementet specifike të cilësdo marrëveshje të propozuar, ne do të jemi të qartë me palët lidhur me këto.

Deklarata e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë

Ndërkohë, presidenti i Kosovs Hashim Thaçi tashmë ka paralajmëruar se në Bruksel do të diskutohet rreth korrigjimit të kufijve me Serbinë. Në kuadër të korrigjimit sipas kreut të shtetit do të bisedohet edhe për bashkimin e Luginës me Kosovën. Pos kësaj, ditëve të fundit edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është zotuar se do të punojë për ndarjen e serbëve nga shqiptarët e Kosovës. /Zeri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës