POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

SHBA, Presidenti Donald Trump: Një letër pozitive është duke ardhur tek unë nga Kimi

Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se një letër nga lideri veri korean, Kim Jong Un, për të cilën ai vërtet beson se do të jetë pozitive, është në rrugë e sipër për të shkuar te ai.

E di se një letër është duke ardhur tek unë, një letër personale nga Kim Jong Un. Ka arritur në kufi një ditë më parë.

Është duke ardhur. Sot është një ditë e mrekullueshme dhe besoj se do të pranojë një letër pozitive. 

                     Donald Trump

Gjatë kësaj kohe të dy liderët i kanë nisur edhe më parë letra njëri-tjetrit lidhur me programin bërthamor të Koresë Veriore, duke përfshirë edhe mesazhe përmes rrjeteve sociale.

Mirëpo të enjten presidenti amerikan ka falënderuar Kimin në një postim në Twitter për deklarim të “besimit të palënkundur për presidentin Trump”.

a.de.
Komento