SHBA, rrëzohet helikopteri i të sapomartuarve, humb jetën çifti (VIDEO)

 SHBA, rrëzohet helikopteri i të sapomartuarve, humb jetën çifti (VIDEO)

Uill Bajler dhe Beili Akermen, çifti amerikan

Vetëm disa orë pasi i thanë “po” martesës me njëri-tjetrin, dy të rinj humbin jetën tragjikisht. Çifti i sapomartuar amerikan janë ndarë nga jeta, pasi helikopteri në të cilin po udhëtonin u rrëzua ditën e martesës  në zonën e Uvalde, në Teksas.

 Menjëherë pas ceremonisë martesore ku u argëtuan pa fund me miqtë e të afërmit, çifti amerikan kishte marrë një helikopter. Ai do t’i çonte në San Antonio, ku ata të kalonin natën e parë të martesës. Por helikopteri ku ndodhej Uill Bajler dhe Beili Akermen u përplas dhe fatkeqësisht ata humbën jetën. Në aksident humbi jetën dhe piloti që drejtonte helikopterin. Aksidenti tragjik ndodhi disa kilometra larg fermës familjare të tyre. Nuk dihen ende, por bëhet e ditur se policia po heton për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ministri Mete në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Javën e ardhshme miratojmë detajet e Garancisë për sektorin fason

Ministri Mete në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Javën e ardhshme miratojmë detajet e Garancisë për sektorin fason