SHBA, vijon bllokimi i qeverisë/ Trump: Progrese të pakta për ‘murin’ me Meksikën

Bisedimet për t’i dhënë fund “shutdown”, bllokimit të pjesshëm të administratave federale amerikane i cili po hyn në javën e tretë, shënuan progrese të pakta të shtunën por do të vijojnë edhe sot, pohoi presidenti Donald Trump. Zëvendëspresidenti, Mike Pence u takua të shtunën me Chuck Schumer, kreu i demokratëve në Senat i kontrolluar nga republikanët dhe demokraten Nancy Pelosi, e cila u zgjodh të enjten kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, ku demokratët zotërojnë shumicën.

Sot u shënuan progrese të pakta, por një takim i dytë është planifikuar për nesër, shprehet Trump në një postim në Twitter’. Presidenti Trump ka thënë se “nuk është bërë shumë përparim” pasi udhëheqësit e Kongresit nuk plotësuan kërkesat e presidentit për të ndërtuar murin në kufi me Meksikën, financimin e së cilës Trump e ka futur në buxhet. Ndërtimi i murit, ka qenë shkaktari i mbylljes së pjesshme të Qeverisë amerikane.

Pas shumë dekadash, duhet të zgjidhim përfundimisht problemet me kufirin jugor”, ka shkruar ai, duke kërkuar sërish fonde që të ndërtohet muri përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, gjë që kundërshtohet fuqishëm nga demokratët.

Më herët, nënpresidenti amerikan, Mike Pence ka thënë se takimi në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet zyrtarëve të administratës dhe zyrtarëve të Kongresit “ka qenë produktiv”. Trump po kërkon 5,6 miliardë dollarë fonde për ndërtimit e murit me Meksikën, ndërkaq demokratët në Kongres kanë refuzuar që të shpenzojnë buxhet për ndërtimin e tij.

Sipas presidentit amerikan, ndërtimi i murit është i nevojshëm për ndaljen e migrantëve ilegalë dhe kontrabandës së drogave. Demokratët thonë se kjo do të ishte një mënyrë joefikase për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe trafikimin e drogës. Gjatë fushatës për zgjedhje presidenciale më 2016, Trump ishte zotuar se Meksika do të paguajë për ndërtimin e murit, por Meksika ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!