SHBA-ja u rikujton serbëve pavarsinë e Kosovës: Është shtet sovran

SHBA-ja u rikujton serbëve pavarsinë e Kosovës: Është shtet sovran

Ambasadori amerikan Kyle Scott

Ambasadori i SHBA-ve , në Serbi Kyle Scott ka deklaruar këtë të martë se Qeveria e Kosovës nuk ështe "e ashtuquajtura" qeveri , por qeveri e pavarur me një shtet të pavarur dhe demokratik . Teksa i është përgjigjur interesit të gazetarëve serbë, diplomati amerikan Scot në ikje , në Beograd i ka cilësuar cilësimet e fundit të zyrtarëve serbë të gabuara, duke thënë se qeveria e Kosovës është e zgjedhur nga populli dhe nuk mund t’i referohemi me e “ashtuquajtuar Qeveria e Kosovës

“Nuk është e ashtuquajtura Qeveri e Kosovës, por Qeveri e Kosovës, ne e konsiderojmë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ata janë përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës dhe me ta ne kemi kontakte si me çdo përfaqësues të disa vendeve të rajonit,”- tha diplomati amerikan.

Diplomati amerikan Scott ka thënë se stabiliteti në rajon mund arrihet , nëse ka përparim dhe se njëri nga faktorët kryesor kushtetues është pikërisht zhvillimi ekonomik.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën

Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën