SHBA, ‘Obamacare’ shpallet antikushtetuese, Trump: Lajm i mirë për Amerikën

SHBA, ‘Obamacare’ shpallet antikushtetuese, Trump: Lajm i mirë për Amerikën

Foto ilustruese

Një gjyqtar federal në Shtetet e Bashkuara e shpalli antikushtetues të premten paketën ligjore të sistemit të sigurimit universal shëndetësor të njohur si “Obamacare”. Vendimi u përshëndet nga presidenti Donald Trump, ndërkohë opozita demokrate premton ta apelojë vendimin.

Gjyqtari i distriktit të Teksasit, Reed O’Connor e dha vendimin e tij pas ankesave të depozituara nga disa prokurorë republikanë dhe një guvernator kundërshtar të këtij ligji që shënoi presidencën e Barack Obamës.

Ky rast tani i ka gjitha mundësitë të paraqitet në Gjykatën e Lartë, ku pesë nga nëntë gjyqtarët që shqyrtuan një çështje specifike dhe e mbajtën të pandryshuar “Obamacare” në vitin 2012, janë ende në detyrë.

Gjykatësi federal O’Connor theksoi se kërkesa që çdo amerikan të paguajë taksa apo të blejë një sigurim shëndetësor, është jokushtetuese, transmeton oranews. Presidenti Donald Trump e përshëndeti menjëherë vendimin e gjyqtarit nga Teksasi.

“Uau, vendimi nuk është aspak surprizë, Obamacare sapo u cilësua antikushtetues nga një gjyqtar mjaft i respektuar i Teksasit. Lajm i mirë për Amerikën’’, shkroi Trump në Twitter. Republikanët kanë kundërshtuar ligjin e vitit 2010, të miratuar gjatë presidencës Obama dhe janë përpjekur ta anulojë disa atëherë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja