SHBA/Sulm me armë në një shkollë në Teksas, 10 të vdekur

Të shtëna me armë gjahu në Teksas në shkollën e mesme Santa Fe ku sipas mediave ndërkombëtare raportohet për 10 të vdekur. Një person i armatosur ka hyrë në një nga klasat e shkollës dhe ka nisur të qëllojë në drejtim të nxënësve, të cilët kanë nisur menjëhërë të vrapojnë për t’u fshehur.

Forcat policore dhe ambulancat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e shpejtë ndaj të plagosurve, duke mos dhënë më shumë detaje rreth të lënduarve.

Policia e Teksasit ka ndaluar dy persona si të dyshuar kryesor për sulmin por mbetet ende e paqartë nëse autori i ngjarjes është student. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe president i ShBA-së Donald Trump dhe Zonja e parë Melania.

Trump, e përshkroi sulmin si absolutisht të tmerrshëm dhe se Administrata e tij është e vendosur të bëjë gjithçka për të mbrojtur studentët, për të siguruar shkollat dhe për të larguar armët nga duart e atyre që përbëjnë një kërcënim për veten dhe të tjerët.

Ndërsa Zonja e Parë Melania Trump shkroi: "Zemra ime shkon në Santa Fe dhe në gjithë Teksasin sot." Kjo është shkolla e tretë që sulmohet gjatë shtatë ditëve të fundit dhe 22-ta që nga fillimi i vitit në Shtetet e Bashkuara.Santa Fe është një qytet me rreth 13,000 banorë rreth 30 milje në juglindje të Hjustonit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi