SHBA,Trump shkarkon prokurorin e përgjithshëm Jeff Sessions

SHBA,Trump shkarkon prokurorin e përgjithshëm Jeff Sessions

Ish-prokurori i Përgjithshëm, amerikan Jeff Sessions

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions është shkarkuar këtë të mërkurë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

Sipas mediave amerikane mësohet se ish-prokurori i përgjithshëm Jeff Sessions ka paraqitur dorëheqjen e tij, para shefit të të shtëpisë së Bardhë, Johm Kelly.

"Me kërkesën tuaj, po dorëzoj dorëheqjen time", shkruan Session në një letër drejtuar shefit të shtabit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly.

Ndërkohë, lajmi është konfirmuar edhe nga vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, cili ka njoftuar përmes një postimi në Twiitter, se Mateu Whitaker do të marrë përsipër detyrën e prokurorit të përgjithshëm.

Whitaker pritet të marrë përgjegjësinë e hetimit për Rusinë, i cili aktualisht po drejtohet nga këshilltari special Robert Mueller dhe nga Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein.

Kujtojmë, Presidenti Trump prej kohësh kishte sinjalizuar planet për shkarkimin e zotit Sessions, i cili e kishte kritikuar presidentin kur u tërhoq nga hetimi për Rusinë që aktualisht po drejtohet nga Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller.

Falënderojmë Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions për shërbimin e tij dhe i uroj të mira”, shkroi Trump në Twitter.

“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se Matthew G. Whitaker, shefi i Shtabit të Prokurorit të Përgjithshëm do të bëhet Prokurori i Përgjithshëm i ri i SHBA-ve.  Ai do t'i shërbejë mire vendit tonë ”,shprehet në një postim të dytë Trump.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona