Shehi: Basha nuk ka për t'u bërë kryeministër, ja çfarë do të bëjmë në protestë të shtunën

TIRANE-Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në studion e Report Tv u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen me opozitën në protestën e së shtunës për largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, pas akuzave për vëllanë. Ai thotë se Xhafaj nuk ka përgjegjësi për t'u futur vetë në burg, por nuk mund të ushtrojë më funksione publike pas kësaj që ndodhi. Protesta, sipas Shehit nuk ka qëllim që të sjellë PD në pushtet, ndërsa ka shtuar se po shqyrtohet edhe mundësia e bojkotit të parlamentit.

Pa u larguar Xhafaj kështu do të vijojë kjo punë, nuk ka kthim pas, do të kurorëzohet, kulmojë me protestën e ditës së shtunë. I ftoj qytetarët, sidomos ata të Tiranës, pasi e kanë më të lehtë, dhe këta e bëjnë ndryshimin nga ana cilësore. Këta e kanë kuptuar drejt cfarë shteti po shkojmë. Duhet të protestojmë jo për Bashën kryeministër, nuk ka për t'u bërë. Në këtë rast nuk bëhet, në zgjedhjet e ardhshme kismet Zotit nëse i fitojmë, jo Lulin por të gjithë të tjerët. Fatmir Xhafaj nuk ka përgjegjësi për t'u futur vetë në burg, por nuk mund të ushtrojë më funksione publike pas kësaj që ndodhi. Kë do të kapë ky? Shokët e vëllait? Agron Xhafaj është shoku i Babales, koleg, hajdut, trafikant. Vëllanë e Babales do të mbajmë ne për ministër, nëse ka dinjitet duhet të mbledhë letrat dhe të ikë, ka apo nuk ka faj ky. Ne po themi ta heqim nga ministër të tjerat nëse ka faj i ka prokuroria. Kjo është tallje me shtetin, asnjë nuk na beson më. Ne as në qershor, as dhjetor dhe as pas 10 vitesh nuk hyjmë në Europë. Xhafaj mendova se do të ishte më i mirë se Tahiri, por nuk gjente ky dy njerëz nga PS që nuk janë të inkriminuar?

Protesta? Nuk ka ndonjë planifikim të madh. Edhe brenda opozitës ka zullumqarë, por këta që janë përpara janë një bandë e madhe. Nëse Xhafaj largohet do të fillojmë ta moralizojmë pak qeverisjen, të heqim një të implikuar. Duhet të heqim dy 'Tahirë', duhet një tjetër që të luftojë krimin dhe drogën. Por nëse do të vijojë kështu ne do të heqim edhe ministrin e tretë që do të vendosë ky. Ky ra i pari në rrjetë, kjo është një histori për të qeshur. Rama urdhëroi Xhafajn, i ka thënë 'ma hiq atë horrin e vogël', dhe ai iku në Itali. Nëse Xhafaj do të kishte qenë ministër Kulture nuk do të kishte pasur asnjë problem, ec më, ka një vëlla që merret me drogë, por këtu po flasim për një njeri që duhet të luftojë krimin. Ne do i rrëzojmë të gjithë këta njerëz, nga Rama i pari. Pa largimin e Xhafajt nuk ka as parlament. Nuk kam dëgjuar nga Basha kështu skenarë tragjikë. Nëse protesta do të jetë e madhe do të bojkotojmë parlamentin. Do të mendojmë edhe për zgjedhjet e parakohshme.

Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së ka komentuar edhe turin e 'Llogaridhënies' që qeveria ka nisur nëpër Shqipëri duke e krahasuar me kohën e diktatorit Hoxha.

Kjo është banda e Enver Hoxhës, ky është bërë si Mao ce Duni. Drejtorët nuk i heq ky, ka hierarki, ka ligj, ky tallet me popullin, hedh ndonjë drejtor aty, 'kafshojeni', ky është revolucioni kinez.

Dashamir Shehi

Ditën e shtunë opozita ka thirrur një protestë para kryeministrisë me qëllim largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi sipas PD dhe LSI ndihmoi vëllanë që vijonte trafikun e drogës dhe t'u fshihej autoriteteve italiane ku është i dënuar me 7 vite burg.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 23/05/2018 15:57

    Te bejme fytyren tende Kryeminister se e meriton per besnikerine e devotshme ndaj Sali Kriminelit,jeni te gjithe letyrat e ketij Kombi.

    Përgjigju
  • bledi: 23/05/2018 03:54

    une them qe ti edhe une ta hajme nje meze me 5 litra raki skrapari edhe wisky skenderbeu ta gdhim nje nate bashk ne mengjes e bojm mend me 26 po ose jo

    Përgjigju
  • Fredi: 22/05/2018 23:01

    Hajde mor pi nje gastare raki, hahaha Dashi ka elektorat te madh hahahaha

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 22/05/2018 22:41

    Dasho nuk kishe plotsu kuoten sot. Kishe pi raki sheqeri.

    Përgjigju
  • Qoqja: 22/05/2018 19:42

    O Dash po*dha me mend e tuaja nuk shkohet as ne hale po sa sasht vone merr me vete Tak b*th dredhurin Vasil kok pafken Sali perbindeshin dhe m*tra te tjere si ju .bleni bibilina ruhuni se mos na fulliqni rruges me pantallonat e lagura dhe zoti ju shkurtoft ditet qe se leni popullin rehat o qurrasher .

    Përgjigju
    • Gezimi: 22/05/2018 20:31

      Odash po ik ore se nuk jemi ne monizem , per te internuar per vellain ?ekeni lene rrugen e zotit doni pushtet pa zgjedhje ! Keshtu vepronte Enveri ikni ne parlament se late name here cadra e here protesta ? Moret 5 ministra dhe gjithe prefektet e prape humbet ! Ikni ore lereni popullin te qete se e bezdiset krejte ,dhe heren tjeter As 20 deputet nuk do merrni

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull