Shemben kullat në qytetin 'fantazmë' në Kinë, procedura zgjat 15 sekonda/VIDEO

Shemben kullat në qytetin 'fantazmë' në Kinë, procedura zgjat 15 sekonda/VIDEO

Shembja e kullave në Kinë

Katër ndërtesa të larta por të papërfunduara në “qytetin fantazmë” janë shembur në pjesën lindore të Kinës, 10 vite pasi ky projekt ishte lënë në gjysmë.

Blloku i ndërtesave nga 28 deri në 30 kate, kanë qëndruar të pabanuara që nga viti 2009, pasi investitorët kishin mbetur papara dhe nuk kishin munduar ta përfundojnë projektin.

Vistaria Bay, kompleksi që ishte paraparë të jetë kompleksi presidencial, kishte filluar punimet vetëm pak metra larg portit detar Yantai në provincën Shandong.

Dhe pas 10 viteve, autoritet lokale kanë vendosur t’i shembin, dhe ky moment është ndjekur nga afër nga mijëra qytetarë që patën rastin ta shohin “spektaklin” 15 sekondësh

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rana: 08/06/2018 16:06

    Edhe nje shembull tjeter qe tregon se sa e lehte eshte per te prishur e shkaterruar. Per vetem '15 sekonda' shkaterrohet sikur te mos kete qene kurre me pare, nje pune e mund, materiale, kohe e energji teper e madhe. Mos prishni o njerez, po kur te ndertoni e krijoni ta beni kete me kujdes e zgjuaresi, me vemendje e maturi. Matu 7 here e pri nje here.

    Përgjigju
  • dan: 08/06/2018 16:01

    Nje GABIM I MADH! Po si u prishkan gjithe keto alamet ndertesa, e jo nje po tre?!!... Ato mund te ishin sekuestruar nga shteti kinez dhe do te ishte ky i fundit qe do ti perfundonte ato, dhe me kete rast keto rezidenca do te mund ti jepeshin popullit te thjeshte dhe ne nevoje.

    Përgjigju
  • Ilirjan: 30/05/2018 17:26

    aman ku eshte ky kinezi te vije te rrafshoje 75% te shqiperise, atehere ndoshta do te benim nje gje per se mbari. Dhe te rrinte ketu ne shqiperi se ndryshe do e benim serish me keq se c'e kemi bere, se veliu jep nga 250 leje kullash ne vit.

    Përgjigju
  • Investitori: 30/05/2018 16:44

    Atje ku ka shtet nuk te fal njeri.Edhe ketu ku objektet nisen dhe nuk perfundohen duhet te sekuestrohen nga shteti,tu jepen qytetareve qe kane blere apartamentet dhe kane vuajtur pasojat e kalimit te afateve te kontratave te cilet jane mashtruar,dhe pjesa tjeter te kalohet ne ankand tek investitor privat qe kane mundesi perfundimi dhe tu lihet afat mbarimi.Duhet nje ligj i posacem sepse jane mijera qytetar qe kane hedhur gjakun e tyre dhe kane rene pre e mashtrimeve per vite me radhe.Cdo person qe ka abuzuar duhet ti sekuestrohet pallati dhe jo te tallet me njerezit dhe shteti nuk vepron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm

Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm