Shembet miniera e arit në Afganistan, të paktën 30 të vdekur dhe 7 të plagosur

Shembet miniera e arit në Afganistan, të paktën 30 të vdekur dhe 7 të plagosur

Pamje nga shpërthimi në Afganistan

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një miniere ari në verilindje të Afganistanit.

Banorët e zonës, sipas mediave të huaja, kishin gërmuar rreth 60 metra në një shtrat lumi për të kërkuar ar, por kjo ka sjellë shembjen e tokës. Sipas autoriteteve vendase, banorët kishin përdoror ekskavator për të gërmuar tokën. 

Afganistani njihet për burimet e shumta minerare, por që janë të pasigurta, pasi prej kohësh nuk është vënë dorë për mirëmbajtjen e tyre. Shumë prej këtyre burimeve mbeten të pashfrytëzuara për shkak të konfliktit që Afganistani ka me talebanët.

Gjatë dekadave të fundit është konstatuar rritja e numrit të minerave që janë hapur në mënyrë të paligjshme nga banorët por edhe nga luftëtarët talebanë, të cilët e përdorin atë si një burim kryesor të të ardhurave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS