Shembja e urës së Drojës, banorët kërcënojnë me bllokimin e rrugës Laç-Mamurras

Kur kanë kaluar 5 muaj nga shembja e Urës së Drojës në Mamurras, por situata mbetet e njëjtë. Pavarësisht premtimit se do të ndërhyhet shumë shpejt, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për ndërtimin e saj. Përballë kësaj situate, banorët e fshatrave të Kurbinit kanë protestuar pranë urës së shembur. Ata thonë:

Mungesa e urës na ka vështirësuar lëvizjen, pasi na duhet të përshkojmë 20 km rrugë. Situata më e vështirë bëhet për fëmijët, të cilët për të shkuar në shkollë kalojnë në këmbë urën, duke rrezikuar kështu dhe jetën.

Banorët e Mamurrasit

Banorët kërcënojnë me bllokim të superstradës Laç- Fushë-Krujë, nëse problemi i tyre nuk do të marrë zgjidhje në një kohë të shpejtë. Ura e Drojës u shemb dhjetorin e vitit që lamë pas,  nga prurjet e shumta të lumit, si dhe nga kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

Ora 19:57
5 muaj nga shembja e Urës së Drojës, banorët kërcënojnë me bllokimin e superstradës Laç-Mamurras
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “World Press Photo of the Year” për vitin 2024

    Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “World Press Photo of the Year” për vitin 2024