Shën Valentini, Kush të rreh, s'të do,
'rebelet' protestë në muret e Tiranës

Shën Valentini, Kush të rreh, s'të do,<br />'rebelet' protestë në muret e Tiranës<br>
Nën logon “Dashuro, mos vrit”, një grup vajzash 'rebele' kanë mbushur Tiranën gjatë natës me logo të ndryshme, duke synuar ndërgjegjësimin e shoqërisë kundër dhunës ndaj grave në  ditën e Shën Valentinit.

Grafite si “Dashuro, mos vrit”, “Kush të rreh nuk të do”, dhe të tjera si këto kanë mbushur muret në zonat kryesore të kryeqytetit.

Ky aksion është ndërrmarrë nga lëvizja “Feminist Actions”, të cilët kanë shpërndarë edhe mesazhin e tyre në rrjetet sociale, kundwr dhunws ndaj grave nwn logon "DASHURO, MOS VRIT".

"Gjatë gjithë vitit gratë dëgjojnë t’u thuhet: Kush të rreh të do!

Gjatë gjithë vitit, gratë dëgjojnë t’u thuhet: Fati i gruas janë lotët!

Gjatë gjithë vitit, gratë dëgjojnë t’u thuhet: “Grueja asht shakull për me bajtë”.

Ndërkohë çdo 14 shkurt, gratë shqiptare dëgjojnë t’u thuhet sa shumë i duan burrat i tyre, ato marrin dhurata, lule dhe çokollata.

Afërsisht çdo dy javë gratë vriten prej burrave të tyre me thika, sëpata dhe plumba.

Por dashuria e vërtetë nuk vret! Krimi i pasionit është thjesht krim! Pasioni nuk rreh, as vret!

Kush dashuron nuk ngre dorë ndaj njeriut që do! Kush të rreh NUK të do!

Prandaj Dashuro, Mos Vrit!"

[gallery]25563[/gallery]

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, PS i përgjigjet Vokshit: S’po pengojmë kërkesat për informacion! Aty je ‘moderatore’, mos na impono opinionet tua

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, PS i përgjigjet Vokshit: S’po pengojmë kërkesat për informacion! Aty je ‘moderatore’, mos na impono opinionet tua