POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Ilir Yzeiri në Report TV: Politika të frymëzohet dhe të ndjekë shembullin e saj

Sot 2 vjet pas shenjtërimit të Nënë Terezës, pedagogu Ilir Yzeirii i ftuar në studion e Report TV, foli mbi figurën dhe kontributin e saj si shenjtore. Pedagogu u shpreh se shqiptarët nuk dinë të kuptojnë historinë dhe të mësojnë prej saj. Nga ana tjetër prof, Yzeiri tha se edhe politika duhet të frymëzohet dhe të ndjekë modelin e Nënë Terezës.

Gjatë bisedës pedagogu u shpreh se ne si popull historinë nuk dimë ta kuptojmë dhe të mësojmë prej saj. Kur vjen puna te Nënë Tereza, të gjithë qeverite që kanë kaluar këtu nuk kanë një qasje të drejtë.  Busti saj ka shëtitur gjithë botën,, por këtu nuk është më busti saj. Metafora e Nënë Terezës tregon dhe paqartësinë që kanë pushtetarët për të. Vepra e saj nuk është thjesht përkushtim i njerëzvë të varfër, ajo ka shkruar edhe poezi. 

-Po qytetarët sa e njohin kontributin e saj ?

Kemi një problem me memorien, edukimi i shqiptarëve me detyrën e vertëtë, është detyrë e shkollës, e dyta janë mediet publike, të cilat duhet t'i kushtojnë një vëmendje të posaçme. Problem, është që nuk e kemi piesë të kulturës sonë, frymëzimit, apo modelit të saj. Solidariteti dhe vullnetzrizmi tek ne mungon.

-Media i jep krahe çdo iniciative të mirë

Kjo lidhet me kulturën e jetës, grupe të tilla tek ne mungojnë, sepse ne kemi pasur një kulturë tjetër, paksa egoiste. 

-Sa e vjen e më shume nuk përçohet më nga prindërit fryma e ndihmës? 

Per fat të keq kultivohet idea se jeta është e bukur kur ti jei i pasur, model që po i shkatërron të gjithë. Sot në shoqërinë moderne, artistët projektohen nga anët e mira dhe shumica e njerëzve tani kanë idhuj muzikantë, aktorë. Ne nuk e durojmë dot fjalën edukim, në emër të lirisë njerëzit kanë zgjedhur gjërat që nuk i arrijnë dot.

-Varfëria kërkon drejtësi, jo politika, si ta kthejmë Nënë Terezën në idhull?

Ne duhet ta kemi si model dhe ta kujtojmë here pas here, por do kisha dëshirë që politika të frymëzohej nga akti i saj, që do të thotë të bësh politikë në mënyrë që varfëria të mos ekzistojë. Një familje normale të paktën duhet të ketë një të punësuar. Qeveria do vazhdonte të bënte bilancin e familjeve të varfëra po të ndiqte modelin e Nënë Terezës. 

-Parlamenti nisi me bojkote, si mendoni si do jetë ky sezon? 

Shoqëria shqiptare është pjekur tashmë dhe nuk do ndikohen nga thirrjet e politikanëve për të protestuar. Ndërsa, tensione poltike do vazhdojnë për sa kohë opozita drejtohet nga Lulzim Basha. Kjo qeveri ka shumë defekte, por nuk po i del një qeveri që ta mundi me fjalë, një lider që i numëron më mirë hallet e shqiptarëve. 

a.me./a.ca.
Komento