Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Kreu i Kishës Katolike apel kundër krimit: Politika ndryshon strukturat, kurse besimi zemrat

Me rastin e 2-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, kreu i Kishës Katolike, Imzot George Frendo, në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Valeria Dedaj, ka apeluar për më shumë shpresë, paqe dhe dashuri.

Imzot George Frendo, ka kujtuar rolin dhe veprën e Nënë Terezës në jetën e çdo shqiptari dhe gjithë botës. Imzot George Frendo, u ndal dhe tek çështja e kriminalitetit në qytetin e Shkodrës. Ai iu bëri thirrje qytetarëve dhe politikës, që të kuptojnë rolin e besimit, që sipas tij, ka fuqinë të ndryshojë zemrat.

“Është ditë jo vetëm për katolikët, por për të gjithë shqiptarët. Vlera e saj nuk vetëm për shqiptarët, por për të gjithë botën.”-thotë Imzot George Frendo.

Intervista e plotë:

Çfarë mund të na thoni për kontributin e Nënë Terezës?

Zoti ka vepruar në jetën e saj. Kur shkoi në Kalkutë, ishte murgeshë, u bë drejtoreshë në një shkollë për personat me aftësi të kufizuara. Ajo pyeti veten: Si mund të duroj unë të jem këtu me këta fëmijë?

Në këtë periudhë me këtë krizë, ajo vuri re se Zoti e kërkonte për një hap më të guximshëm. Ajo hapi një kongratë më të rëndësishme, për më të varfërit. Kështu nisi jeta e saj në Kalkutë.

Ajo bëri shumë përpjekje për të ardhur në Shqipëri. Çfarë gjurmësh ka lenë ajo?

Ajo ka vuajtur shumë për faktin se qeveria shqiptare e asaj kohe se lejoi të vinte në Shqipëri, as kur vëllai i saj ishte i sëmurë dhe shkoi për t’u vizituar në Itali. Ndërhyri ambasadori francez, por nuk e lejuan. Kur erdhi në Shqipëri, ajo shkoi tek varri i Enver Hoxhës dhe u lut për të. Kjo është forca e kurajos.

Çfarë mund të na thoni për fuqinë që Nënë Tereza kishte?

Ishte një trupvogël, por feja dhe dashuria i dha forcë. Kur një amerikan vajti në Kalkutë, e pa duke shëruar plagët e një personi të mbushur me qelb, dhe i tha: ”Unë as për një mijë dollarë s’do e bëja”. Nënë Tereza ia ktheu: As unë s’do e bëja për 1000 dollarë.

Çfarë rëndësie kanë mesazhet e saj për brezat?

Kur mori çmimin Nobel, dha një mesazh të madh për paqen. Sigurisht, mesazhi i saj, ka bërë botën më të vetëdijshme për personat e mënjanuar. Ajo ndikoi që bota të dëgjojë më shumë britmën e këtyre personave, që ajo i kishte aq afër.

Në Shkodër ka patur të vdekur dhe trazira. Çfarë mund të na thoni edhe për rolin që ka kisha?

Së pari, dua të theksoj rolin e besimeve. Politika mund të ndryshojë strukturat, por besimi mund të ndryshojë zemrat. Kemi nevojë për mesazh të fortë. Nënë Tereza ka treguar dinjitetin e çdo njeriu, pavarësisht nga raca. Në botën e sotme, në një ambient ku ka shumë hakmarrje, e sot që dëgjojmë këto lajme, le të kujtojmë, që në situate të tilla duhet të hapim sytë e të dëgjojmë mesazhin e dashurisë. Ne si kishë katolike, kemi shpallur mesazhe dhe qarkore për të gjithë popullin. Të mos përdoret dhuna. Në ditët e sotme, flitet për protesta. Kemi të drejtë të protestojmë, por pa përdorur dhunë, respekti për atdheun duhet të na frenojë nga çdo ndjenjë dhunë.

Cilin nga mesazhet e Nënë Terezës do të përmendnit në këtë ditë?

Të respektojmë personin njerëzor dhe dashurinë për atdheun. Ajo kur mori çmimin Nobel, u mburr se ishte shqiptare.

Bota e nderoi në ’79, por çfarë duhet të bëjë politika shqiptare?

Edhe këtu në Shqipëri ekzistojnë vepra që mbajnë emrin e saj. Të dëgjohet më shpesh fjala e saj, kemi shkrime të saj, por është edhe vepra e saj. Të angazhohemi për një botë më të re. Në një botë ku sundon dashuria është një botë më e denjë për njeriun.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës