Shërbente ushqim për pushuesit në kushte skandaloze, bllokohet fast-foodi në Shëngjin (Foto)

Shërbente ushqim për pushuesit në kushte skandaloze, bllokohet fast-foodi në Shëngjin (Foto)

Foto nga fast-foodi i bllokuar në Shëngjin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një dyqan fast-foodi pas konstatimit se në atë ambjen kryhej aktiviteti në shkelje të kushteve higjeno-sanitare.  Në kuadër të masave të përforcuara për mbarëvajtjen e sezonit turistik, trupa inspektuese e DRAKU, Lezhë konstatoi se subjekti ‘Fast Food’me përfaqësues, Zt.Meriton Krasniqi dhe me nr. Nipti L88008501V kryente aktivitetin në shkelje të kushteve higjeno-sanitare dhe tekniko/teknologjike të manipulimit, ruajtjes së tregtimit të ushqimit.

Produktet ushqimore ishin me mungesë të fletë/analizave, certifikatave dhe të etiketimit të këtyre produkteve. Subjektit me emër ”Qebabtore te Qarshia” i’u sekuestruan 12 kg mish i grirë, 47 kg brum, 5 kg qofte, 2 kg sallam, 3 kg peshk dhe 4 kg byrek të gatshëm.(si produkte të pasigurta për konsumim dhe dërgimin e tyre për asgjesim).

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, bën sërish thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 28/07/2018 17:11

    Epo ..shteti kshu e ka gjithkund...ben kurban dike qe te shohin e degjojne te tjeret...si puna e llotos eshte..kur je ne rregull rri rehat..po te ra shorti e hengre

    Përgjigju
  • Gekenes: 28/07/2018 17:02

    Hahahaha.... shikoni letren qe ka lene aku lezhe tek dera e kesaj qebabtores..... per faqe te zeze si privati ashtu edhe shteti.....

    Përgjigju
  • mandi: 28/07/2018 16:27

    ktu ja keni fut kot po ta marresh qe nga veriu deri ne jug ka aq shum fast fude dhe byrektore mjerane dhe ne kushte super extreme ne krahesim me kete qe shohim ne foto.po thuaj ktu gjerat behen .ajde ja fusim ketij sot. se ky nuk do ket dhene ndonje lek atyre barkderrave qe perfaqsojne shtetin legena

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon