Shërbimi i Tatimpaguesve, Tatimet e Fierit me performancë pozitive, 43 mijë kontakte informuese me bizneset dhe individët
Një nga drejtoritë, ku Shërbimi i Tatimpaguesve ka pasur një performancën pozitive është padyshim edhe ajo e Fierit. Referuar të dhënave, për janar-gusht janë regjistruar 43 238 kontakte me tatimpagues dhe individë.
Drejtoria e Rajonale Tatimore Fier
Për Administratën Tatimore, një nga prioritetet e punës së saj është informimi dhe edukimi i tatimpaguesve me korrektësi. Në qëllim të kësaj qasje, në të gjitha Drejtoritë Rajonale Tatimore janë të ngritura dhe funksionojnë zyrat e Shërbimit ndaj Tatimpaguesve, Këndi i Asistencës i dedikuar ndaj biznesit të vogël, këndi i Bashkëqeverisjes. Një nga drejtoritë, ku Shërbimi i Tatimpaguesve ka pasur një performancën pozitive është padyshim edhe ajo e Fierit.
Referuar të dhënave të DRT Fier, vetëm për periudhën janar – gusht 2018 janë realizuar përmes të gjitha rrugëve të komunikimit direkte dhe elektronike 43,238 kontakte me tatimpaguesit dhe individë. Përmes platformave online të komunikimit është bërë e mundur marrja e shpejtë e informacionit për të gjitha çështjet e ngritura, duke reduktuar në këtë mënyrë kontaktet e drejtëpërdrejta me administratën tatimore. Gjithashtu, në kuadër të fushatës së informimit për përfshirjen në skemën e TVSH-së të biznesit të vogël, referuar të dhënave të DRT Fier, vetëm në Këndin e Asistencës u informuan mbi procedurat 915 tatimpagues, ndërsa u asistuan në terren 940 tatimpagues të vegjël.
Ndërsa aktualisht, një tjetër fushatë informimi dhe edukimi po zbatohet nga DPT, në të gjitha DRT-ë. Janë 11 kategori të biznesit (persona juridikë, persona fizikë, ambulantë, individë dhe fermerë) që po njihen me të drejtat dhe detyrimet tatimore përmes broshurave dhe videove, kjo në kuadër të Platformës së Informimit, një projekt që po zbatohet me mbështetjen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Ato përmbajnë informacion të detajuar për të gjithë hapat e ciklit të jetës së një biznesi, nga regjistrimi, deklarimi, pagesat e detyrimeve, si dhe të drejtat e detyrimet e tjera lidhur me administratën tatimore. Specialistët e Shërbimit ndaj Tatimpaguesve, në çdo kohë do të mund të japë informacionin e duhur në lidhje me çdo nevojë që do të kenë tatimpaguesit.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?
-
Po
18.7%
-
Jo
75.2%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 214
Lajme të tjera
-
Krijohet shoqëri aksionere për menaxhimin e inceneratorit të Fierit! PD e Bashës kundër: Rithemelimi pazare me PS-në në Këshillin Bashkiak
15 Prill, 15:27
-
Lushnje, sherr mes grave, 49 vjeçarja godet me thikë 52 vjeçaren
15 Prill, 12:52
-
Parku Arkeologjik i Bylisit 250 vizitorë më shumë në 3 muaj, rruga e re lehtësoi vizitat! Turistja: U impresionova, vlera të rralla antikiteti
14 Prill, 16:18
-
‘Vendimi i padrejtë’, 63-vjeçari në Lushnjë tenton të godasë gjyqtaren, arrestohet nga policia
13 Prill, 12:22
-
Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Berat, i moshuari dërgohet në spital me plagë të rënda
13 Prill, 08:42
-
Aksident tragjik në fshatin Bidaj, automjeti del nga rruga dhe 58-vjeçari humb jetën (EMRI+VIDEO)
12 Prill, 16:16
-
Banorët e 2 fshatrave në Fier në protestë: Uji i ndotur po na kalb të mbjellat, na kanë ngordhur bagëtitë
11 Prill, 17:04
-
Pasuri e përfituar nga krimi, Prokuroria e Fierit sekuestrohen 2 pika karburanti e 4 pronat e Saimir Taullaut në Lushnje! I menaxhonte nga të afërmit e tij
11 Prill, 14:48
-
Vidhnin mjete luksoze në Zvicër dhe i trafikonin në Shqipëri, 4 në kërkim! Sekuestrohet ‘Benz’-i me vlerë 100 mijë euro
11 Prill, 10:39
-
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 93 vite burg për të pandehurit! 10 vite për ish kryekomunarin, Çervanaku
11 Prill, 10:39
-
Aksident i rëndë në aksin Çermë-Divjakë, furgoni përplaset me motorin! Humb jetën 44-vjeçari
11 Prill, 07:31
-
Misteri që mbart rrapi 500-vjeçar i Drizarit në Mallakastër dhe një apel Agjencisë së Zonave të Mbrojtura: Shpëtoni biomonumentin!
10 Prill, 16:35