Sherr masiv mes 30 personave në Itali, shqiptarët përleshen me indianët

Sherr masiv mes 30 personave në Itali, shqiptarët përleshen me indianët

Vendi ku ndodhi ngjarja ne Firence

ITALI-30 persona janë përfshirë në një sherr masiv në sheshin Cascine në Firence, ndërsa 14 janë arrestuar dhe 4 janë të plagosur, por me dëmtime të lehta. Të arrestuarit janë 11 indianë, 2 nga Sri Lanka dhe një shqiptar, të gjithë të moshës nga 14-32-vjeç.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të së dielës në një lokal. Sipas mediave italiane sherri i nisur fillimisht mes tre personave degjeneroi në përleshje ku u përfshinë 30, ndërsa u përdorën shishe, sinjalistika rrugore dhe sende të tjera të forta.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e përleshjes. 

/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë