Sherr me armë zjarri në Shkodër, Policia shoqëron katër persona (EMRAT)

Sherr me armë zjarri në Shkodër, Policia shoqëron katër persona (EMRAT)

Foto Ilustruese

SHKODËR- Forcat “Shqiponja” në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit me armë zjarri.

Konflikti ka nisur mes Enton Dushajt, 33 vjeç, i cili qëlloi në ajër në largim e sipër ndaj 38-vjeçarit Eduart Bajramaj. Përveç dy të konfliktuarve, policia ka shoqëuar edhe dy persona të tjerë të identifikuar si Kristian Shkambi, 26 vjeç, dhe Ardit Bajramaj, 27 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Ndëkohë Policia po vijon punën për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur nga Enton Dushaj.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Shkodër

Policia e Shkodrës parandalon përshkallëzimin e një konflikti të çastit, ku njëri prej shtetasve ka qëlluar në ajër me pistoletë .

Falë reagimit të shpejtë të policisë u arrestuan në flagrancë dy shtetasit e përfshirë në konflikt , si dhe dy shokët e tyre për "Moskallzim krimi". 

Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Enton Dushaj, 33 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga nenet 278, 84 dhe 274 të Kodit Penal 

Kristian Shkambi, 26 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal 

Ardit Bajramaj, 27 vjeç, banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 300 dhe 278 të Kodit Penal 

Eduard Bajramaj, 38 vjeç banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal 

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në një lokal, shtetasi Enton Dushaj, është konfliktuar me shtetasin Eduard Bajramaj. Shtetasi Enton Dushaj, në largim e sipër ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri, pistoletë.

Me marrjen e njoftimit , Policia ka reaguar në kohë , duke kapur dhe arrestuar dy shtetasit e përfshirë në konflikt, si dhe dy shtetas të tjerë për moskallzim krimi, (shokë të tyre). 

Policia po vijon punën për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur nga shtetasi Enton Dushaj.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin