Sherr me thika mes grekëve dhe shqiptarëve në Greqi, gjashtë persona të plagosur (VIDEO-FOTO)

Policia greke zbardh sherrin mes grekëve dhe shqiptarëve: S’ka lidhje nacionaliste, është larje hesapesh mes bandave

Sherri i ndodhur mëngjesin e sotëm në Gerakas ku 6 persona kanë mbetur të plagosur, është zbardhur nga policia greke.

Zougla.gr sqaron se policia greke ka thënë për gazetarët se sherri mes dy grupeve, shqiptarë dhe grek ka ndodhur për arsye të larjes së hesapeve mes tyre dhe jo për çështje nacionaliste.

Media greke sqaron se konfikti nuk ka lidhje  me vrasjen e ushtarit grek në Bularat nga Forcat RENEA, por shton se përplasja ka qenë për shkak të një borxhi.

Ngjarja që ndodhi ditën e sotme:

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sherri me thika mes shqiptarëve dhe grekëve, të ndodhur rreth orës 01.40 në Gerakas.Sipas mediave greke, katër nga të plagosurit kanë plagë thikash, ndërsa dy të tjerë, një shqiptar dhe një grek janë plagosur me armë zjarri.

Në gjendje të rëndë ndodhet shtetasi grek, i cili ka plagë në qafë, ndërsa shqiptari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë