Sherr në Pogradec, 60-vjeçari me precedent godet me kaçavidë të riun (EMRI)

Sherr në Pogradec, 60-vjeçari me precedent godet me kaçavidë të riun (EMRI)

Foto ilustruese

POGRADEC- Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me një të plagosur, ndërsa autori është arrestuar. Pasditen e sotme në lagjen nr. 2 Pogradec në një lokal pranë ish-Poliklinikës Bardhyl Capo 60 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, pas një konflikti të çastit plagosi me kaçavidë I.K. 29 vjeç, ndërsa më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Por pas njoftimit, policia e ka prangosur autorin, të cilit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe mjeti me të cilin plagosi 29 vjeçarin. I plagosuri është transportuar për mjekim në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bardhyl Capo, sipas policisë së Pogradecit është person me precedentë të mëparshëm penalë. Materialet hetimore të rastit do ti referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët